Thellohet çarja e tokës në Gjirokastër, 15 familje braktisin pallatin 5-katësh

Publikuar më 06. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një pallat 5-katësh në qytetin e Gjirokastrës rrezikon të shembet si pasojë e çarjes së tokës. Të alarmuar nga rrëshqitjet e dherave dhe nga lëkundjet që kanë ndjerë, 15 familje kanë braktisur pallatin ku jetonin.
Mësohet se nga çarja e tokës rrezikohen edhe disa banesa të tjera në lagjen “Punëtori”.