×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Thaçi nuk po llogaritet nga BE/ Çfarë do të ndodhë me negociatat

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.

Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.

“Në reagimet tona deri më tani, ne kemi thënë midis rreshtave, se do të ishte më mirë që ai (Thaçi) të përqëndrohet në aktakuzën e tij dhe se derisa çështja të zgjidhet, pra të ketë një aktgjykim, nga ana e BE-së do të ketë shumë pak ndërveprim me të”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (RFE) një zyrtar evropian që merret me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në çdo rast, BE-së vlerëson se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht se kush e zhvillon atë në emër të Kosovës.

“Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por i takon palës kosovare të vendosë kush do të përfaqësojë më së miri interesat e tyre”, tha Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE.

BE-ja synon që së shpejti të organizojë një Samit në Paris, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë. Nikoqirë do të jenë presidenti i Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Takimi ka të ngjarë të mbahet në 10 korrik. Kjo datë është caktuar para njoftimit për aktakuzën kundër presidentit të Kosovës.

Sipas zyrtarëve nga Berlini, rrethanat aktuale politike në Prishtinë nuk do të ndryshojnë agjendën e samitit, por ato sigurisht që do të ndikojnë në ndryshimet në listën e mysafirëve, që do të thotë se presidenti i Kosovës nuk do të ftohet në Paris.

Një zyrtar gjerman, u tha gazetarëve se ata shpresonin që BE-ja të forconte përpjepjet për të përparuar çështjen e dialogut dhe të arrijë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.

Javën e kaluar, një prokuror i specializuar në Hagë tha se ka paraqitur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, nën dyshimin se është i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi vendosi të qëndrojë në pozitën e presidentit, duke thënë se ai do të jepte dorëheqje vetëm nëse konfirmohen pretendimet në aktakuzë, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të regjistrojnë rritje në rastet e COVID-19, cila është situata

Vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të regjistrojnë rritje në rastet e COVID-19, cila është situata

Publikuar më 06.07.2020
Pas rihapjes në fund të prillit dhe fillim të majit, situata...

Pas rihapjes në fund të prillit dhe fillim të majit, situata me pandeminë e COVID-19 po përkeqësohet në Ballkanin Perëndimor. Qeveritë duket se janë të vendosura të mos rivendosin kufizime të ashpra, edhe pse numri i infeksioneve COVID-19 është në rritje edhe një herë. Vendi më i prekur në rajon është Serbia. Sipas të dhënave […]

Lexo më shumë

Franca nis aksionin për të pajtuar Serbinë me Kosovën/ Te premten Avdullah Hoti takohet me Aleksandar Vuçiç

Franca nis aksionin për të pajtuar Serbinë me Kosovën/ Te premten Avdullah Hoti takohet me Aleksandar Vuçiç

Publikuar më 06.07.2020
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane A...

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të presin së bashku samitin e së premtes (10 korrik) midis Serbisë dhe Kosovës që synon lehtësimin e tensioneve midis fqinjëve të Ballkanit. Një samit të organizuar nga Macron dhe Merkel dhe ku i pranishëm do të jetë shefi i BE-së, Josep Borrell do të […]

Lexo më shumë

Shqiptarja fiton mandatin e deputetes për herën e tretë në Kroaci

Shqiptarja fiton mandatin e deputetes për herën e tretë në Kroaci

Publikuar më 06.07.2020
Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar m...

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci, shkruan albinfo.ch. Duhet theksuar se kjo është hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve, edhe pakicat e tjera. Në një postim, pas mesnate mbrëmë vetë ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe […]

Lexo më shumë

Covid-19 mbërthen Ballkanin, 7 të vdekur në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

Covid-19 mbërthen Ballkanin, 7 të vdekur në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

Publikuar më 05.07.2020
Koronavirusi ka mbërthyer disa nga shtetet e Ballkanit, ku m...

Koronavirusi ka mbërthyer disa nga shtetet e Ballkanit, ku më shqetësuese situata paraqitet në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet Shëndetësore atje raportojnë se këtë të diel janë regjistruar 7 persona të vdekur nga Covid-19, duke e çuan në 341 numrin e atyre që kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë […]

Lexo më shumë

Shpërthimi i koronavirusit rikthen kufizimet në Kosovë, kryeministri komunikon masat

Shpërthimi i koronavirusit rikthen kufizimet në Kosovë, kryeministri komunikon masat

Publikuar më 05.07.2020
Qeveria Hoti ka vendosur të kthejë masat e lëvizjes në disa ...

Qeveria Hoti ka vendosur të kthejë masat e lëvizjes në disa qytete të Kosovës, ku numri i të prekurve me COVID-19 është me i madh. “Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të […]

Lexo më shumë

Ishte infektuar nga koronavirusi, humb jetën në moshë të re sportisti shqiptar (Foto)

Ishte infektuar nga koronavirusi, humb jetën në moshë të re sportisti shqiptar (Foto)

Publikuar më 05.07.2020
Ka ndërruar jetë, si pasojë e koronavirusit ish-karateisti 3...

Ka ndërruar jetë, si pasojë e koronavirusit ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Federata e Karatesë së Kosovës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku i shpreh dhe ngushëllimet familjarëve. “Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi, në moshën 38-vjeçare, ish-karateisti dhe trajneri Flamur […]

Lexo më shumë

Bilanc tragjik në Kosovë, vdesin 6 pacientë me Covid-19

Bilanc tragjik në Kosovë, vdesin 6 pacientë me Covid-19

Publikuar më 04.07.2020
Autoritetet në Kosovë raportuan të shtunën për vdekjen e 6 p...

Autoritetet në Kosovë raportuan të shtunën për vdekjen e 6 pacientëve të tjerë me COVID-19 duke e çuar në 64 bilancin e përgjithshëm të pandemisë. Kjo është dita me numrin më të lartë të viktimave që prej 13 marsit, kur u konstatua i infektuari i parë në Kosovë. Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, […]

Lexo më shumë

Aleksandar Vuçiç bën një hap pas për Kosovën: Duhet të jemi inteligjent, territori nuk është gjëja më e rëndësishme për ne

Aleksandar Vuçiç bën një hap pas për Kosovën: Duhet të jemi inteligjent, territori nuk është gjëja më e rëndësishme për ne

Publikuar më 04.07.2020
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lexuar libra për histori...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lexuar libra për historinë gjermane kohët e fundit – dhe duket se ka nxjerrë disa mësime. Gjatë një interviste të fundit me POLITICO në Bruksel, Vuçiç analizoi faktin se si Gjermania moderne është pajtuar me humbjen e territorit që dikur e konsideronte të vetën, dhe në vend të kësaj u […]

Lexo më shumë