Teuta shkatërron Tërbunin

Teuta-stervitje-ne-Moldavi1“Problemi nuk është te lojtarët, por te drejtuesit. Dua të bëj thirrje drejtuesve, që nëse vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë, unë do të rishikoj pozicionin tim, pasi nuk mund të jem pjesë e një skuadre, që ka në krye njerëz të papërgjegjshëm”.

Java e katërt e Superiores ka nisur me takimin Teuta-Tërbuni. Skuadra e Maganit ka fituar 3-1, duke mposhtur Tërbunin dhe duke vijuar ecurinë pozitive në këtë fillim sezoni. Ky ishte triumfi i 3-të në kampionat për Teutën që falë kësaj fitoreje u ngjit në kuotën e 9 pikëve po aq sa edhe Skënderbeu që luan të Hënën përballë Tiranës.

Në të 11-tën, Eri Lamcja pas një kombinimi shumë të bukur me Hodon goditi në mënyrë perfekte nga një distancë e largët duke lënë të shtangur portierin e Tërbunit, Eglant Haxho. Tetë minuta më pas pukjanët barazuan shifrat me sulmuesin e tyre kryesor Arbër Dhrami, i cili bëri gjithçka mirë mes mbrojtësve të Teutës dhe me një goditje teknike mposhti edhe portierin Rizvani.

Në të 34-tën, këtë herë ishte Artur Magani, djali i trajnerit Gugash Magani që i dha epërsinë formacionit durrsak. Një top i goditur lehtë nga sulmuesi i Teutës brenda zone u devijua nga Brahja duke nxjerrë jashtë loje portierin e miqve Haxho. Golin e tretë për Teutën e shënoi18-vjeçari Nazmi Gripshi që në minutën e 91-të shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë të vendasve duke shënuar edhe golin e 3-1. Teuta është me nëntë pikë dhe tani pret të luajë kundër Tiranës në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet