
Teuta dhe Laçi i çojnë mesazh Vllaznisë kryesuese, pasi kanë marrë pikët e plota në përballjet e tyre ditën e sotme. Kurbinasit ia dolën me sukses në shtëpi kundër Kastriotit dhe mjaftoi një gol i mesfushorit Regi Lushkja për t’u dhënë bardhezinjve fitoren e pestë radhazi, këtë herëme rezultatin 1-0.
Ecuri pozitive edhe e Teutës, që ndeshej me Tiranën në “Selman Stërmasi”. Sërish vendimtar Lorenco Vila, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Durrsakët morën pikët e plota dhe së bashku me Laçin numërojnë katër pikë më pak se Vllaznia kryesuese, që nesër luan në transfertë kundër Skënderbeut.
Tirana është në pikiatë, duke u shkëputur me 8 pikë me zonën që të çon në Europë. Finalja tjetër u luajt në Fier, aty ku Bylisi mposhti me rezultatin 0-1 Apoloninë dhe ka lënë vendin e fundit për momentin. Anthony Beji realizoi golin që u dha tre pikët ballshiotëve.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E shtunë, më 20 shkurt, ora 13:00
Tirana-Teuta 0-1
Shënues: Vila 21′
Laçi-Kastrioti 1-0
Shënues: Lushkja 32′
Apolonia-Bylisi 0-1
Shënues: Anthony 80′
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply