Teuta fiton sfidën e vdekjes, mund Vllazninë

Teuta ia ka dalë të fitojë 2:0 përballë Vllaznisë. Të dy golat janë shënuar shumë shpejt, që në pjesën e parë të takimit.

Hrkac dhe Hakaj ishin golashënuesit për vendasit. Kjo ishte një sfidë vdekjeje, pasi të dyja ekipet luftojnë për të qëndruar në kategorinë superiore. Pas fitores, Teuta ka 33 pikë, po kaq sa Vllaznia. Ekip tjetër që rrezikon përpos durrsakëve dhe shkodranëve është edhe Kamza që ka 34 pikë. Lushnja ndërkohë ka rënë nga kategoria pasi humbi edhe sot.

/D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet