×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tetë shqiptarë të vdekur misteriozisht në 9 muajt e fundit në Greqi, reagon gazetari shqiptarë: Zoti të vë dorë sesa për shtet vari lesht

Gazetari shqiptar, Shpëtim Zinxhiria, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë publike vdekjet misterioze të 8 shqiptarëve në Greqi.

Sipas tij vdekjet e 8 shqiptarëve kanë ndodhur në rrethana misterioze dhe kanë ndodhur në harkun kohorë të 9 muajve, dhe për të cilat nuk ka nisur asnjë hetim nga autoritetet greke.

Ai shprehet se autoritetet greke nuk kanë qartësuar rrethanat e vdekjes së këtyre të rinjve shqiptarë, ndërsa bën edhe një rrëfim kronologjik për secilën vdekje.

Gjithashtu ai nuk lë pa akuzuar edhe shtetin shqiptar, që sipas tij nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zbardhur zhdukjet e këtyre personave.

Postimi i plotë i gazetarit Shpëtim Zinxhiria në “Facebook”:

Zoti të vë dorë sesa për shtet vari lesht…!

TETË VDEKJE MISTERIOZE

Historia përsëritet në të njëtën mënyrë për tre dekada me radhë përball një shteti indifferent dhe aspak serioz edhe kur humbasin jetë të kësaj natyre. Një shtet që për gati 30 vite nuk kthehu kokën asnjëherë nga emigracioni kur ka të bëjë me humbje jete në mënyrë misterioze.

Por…

Viti 2020 ka regjistruar tetë vdekje misterioze të shqiptarve në Greqi, aq sa deri më sot nuk ka një qartësim se si kanë humbur jeten këta njerëz kur nuk ka asnjë hetim

Lista dhe emrat.

25 /02/ 2020. Një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur të shtunën në një depo në fshatin Shën Seraphim të komunës Kamena Vourla në Lamia.

Të dhënat e para tregojnë se trupi ka qenë i gjakosur në fytyrë, i cili po ekzaminohet nëse vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e rënies nga lartësia, apo bëhet fjalë për një ngjarje kriminale. Familja kishte deklaruar më pare zhdukjen e tij.

10/05/2020. Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 36-vjecar shqiptar është gjetur i vdekur në qeli. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikallës në shtetin grek. Një auto-amulancë e transportoi shqiptarin për në spital, por ai mbërriti atje i pajetë.

24/08/2020. Mediat greke raportojnë se një shqiptar 58-vjeçar është gjetur I vdekur në Kavalla. Ai u gjet me plagë i qëlluar me armë zjarri në pjesën e kokës. punonte në mbledhjen e ullinjve, kur është gjetur i pajetë në parcelë nga pronari i tij. 58-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Pagaiu të Kavallas

25/09/2020. Një shqiptar që u zhduk 17 muaj më parë në Nea Filadelfia, është gjendur i vdekur tre ditë më parë në zonën e Tino. Ata kërkuan 17 muaj por fatkeqësisht trupi i Laert Beqaj u gjet i vdekur në një zonë shkëmbore të Andros. Gjurmët e Laert Beqaj u zhdukën në mesnatën e 9 Prillit 2019, ku mendohet se ka rënë në det në zonën midis Tinos dhe Andros më datë 10 Prill 2019.

13/10/2020. Në Zakyntho është gjendur i vdekur, i varur në kangjellat e një vile një shtetas shqiptar. Kangjellat kishin kapur pantallonat xhinse të tij. Shqiptari u gjet sot pa shenja jete. Nuk dihet ekzaktësisht shkaku i vdekjes, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar gjithçka.

28/10/2020. Gjendet i vdekur 30 vjeçari Fatjon Muslia me banim në Patra. Shkaku i vdekjes mbetet akoma i panjohur…

28/10/2020. Është gjetur i vdekur më plagë të shumta në trup një shqiptar 40 vjeçar baba i një fëmijë. Trupi i tij u gjet nga banorët në zonën Skepasto në Kalavrita. dyshohet se ai eshtë rrëzuar nga motorri, por deri tani nuk zbuluar se si ai humbi jetën në asfalt.

3/11/2020. Ngjarrja ka ndodhur në Kretë rreth 10 ditë më pare dhe që është zbuluar më 3 nëndor 2020. Trupi i viktimës ka qendruar për më shumë se 10 dite në morg. 40-vjeçari Altin Merdini nga Dibra dhe emigrant në Iraklio/Kretë është gjendur i varur pranë K.T.E.L-it në Iraklio. Famijla e tij jeton ne Diber dhe ishte babi i një fëmije, ndërsa viktima eshte njohur po nga një dibran .

O Zot vë dorë …

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Theu karantinën/ Iu gjet drogë në makinë, rezultoi me COVID dhe pa dokumente, ngjarja e pazakontë e shqiptarit në Greqi

Theu karantinën/ Iu gjet drogë në makinë, rezultoi me COVID dhe pa dokumente, ngjarja e pazakontë e shqiptarit në Greqi

Publikuar më 24.11.2020
Një ngjarje e padëgjuar më parë vjen nga Greqia, ku një shqi...

Një ngjarje e padëgjuar më parë vjen nga Greqia, ku një shqiptar është përballur me disa situata të ndryshme në 24 orë. Sipas raportimit të mediave greke, mësohet se një shqiptar, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur është shoqëruar në polici pasi kishte lëvizur në rrugë, jashtë orarit të lejuar. Gjatë kontrollit të […]

Lexo më shumë

“Familjarët fshehën provat”, ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador: Çfarë u kërkoi kunata autorëve para vrasjes

“Familjarët fshehën provat”, ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador: Çfarë u kërkoi kunata autorëve para vrasjes

Publikuar më 22.11.2020
Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes së 45-vjeçarit shq...

Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes së 45-vjeçarit shqiptar, Adriatik Tresa në Ekuador. Mediat spanjolle raportojnë se janë ndaluar tetë persona, nga të cilët vetëm një u procedua penalisht. Prokurori Walter Jaramillo, tregoi se midis atyre ishin gruaja e viktimës, vjehrrit e tij, tre kunetërit dhe dy rojet e sigurisë. “Familjarët e të ndjerit […]

Lexo më shumë

Kërcënonte prindërit dhe ju merrte me dhunë para, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Kërcënonte prindërit dhe ju merrte me dhunë para, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Publikuar më 17.11.2020
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve italian...

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve italianë, pasi u kap duke kërcënuar prindërit e tij në banesë. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar po ju kërkonte para prindërve të tij nën kërcënim. Patrulla e policisë ishte në kontroll rutine dhe ishte duke kaluar pranë një banese kur ka dëgjuar të […]

Lexo më shumë

Mjeku shqiptar në Maqedoninë e Veriut humbi jetën nga Covid-19, vajza i bën dedikimin prekës: Na le shumë herët babi

Mjeku shqiptar në Maqedoninë e Veriut humbi jetën nga Covid-19, vajza i bën dedikimin prekës: Na le shumë herët babi

Publikuar më 13.11.2020
Koronavirusi i ka marrë jetën një mjeku shqiptar në Maqedoni...

Koronavirusi i ka marrë jetën një mjeku shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Mediat vendase shkruajnë se humbi betejën me virusin vdekjeprurës mjeku Shukri Fazliji, nga Kumanova. Mjeku ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare pasi prej tre ditësh ishte i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se Fazliji la pas […]

Lexo më shumë

“Këta kriminel nuk kanë vend këtu”, Britania dëbon 21 gangster shqiptarë, nisen drejt Tiranës

“Këta kriminel nuk kanë vend këtu”, Britania dëbon 21 gangster shqiptarë, nisen drejt Tiranës

Publikuar më 13.11.2020
21 shqiptarë problematik, janë dëbuar nga burgjet angleze ku...

21 shqiptarë problematik, janë dëbuar nga burgjet angleze ku vuanin dënimin për vepra të ndryshme penale. Në një artikull të ”The Sun” thuhet se shqiptarët janë nisur drejt Tiranës në një avion të dedikuar transferimit të tyre. Po ashtu, raportohet se dënimi me burgim i të gjithëve arrin më shumë se 75 vjet. ‘The Sun’ […]

Lexo më shumë

Problemi i pasaportave shqiptare në Greqi, gazetari: Rama flet për një marrëveshje që nuk ekziston

Problemi i pasaportave shqiptare në Greqi, gazetari: Rama flet për një marrëveshje që nuk ekziston

Publikuar më 09.11.2020
Gazetari Shpëtim Zinxhira nëpërmjet një statusi në ‘Facebook...

Gazetari Shpëtim Zinxhira nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ sjell sërish në vëmendje problemin emigrantëve shqiptar në Greqi mbi pasaportat. Ai thotë se lajmi i kryeministrit Rama për të mos u shqetësuar nëse pasaporta e tyre ka skaduar, është mashtrimi i radhës, pasi emigrantët nuk mund të kryejnë asnjë veprim dhe se pasaportat shqiptare në Greqi […]

Lexo më shumë

Sherr me thika mes shqiptarëve në Gjermani, i riu i arrestuar kërkon kthimin në atdhe

Sherr me thika mes shqiptarëve në Gjermani, i riu i arrestuar kërkon kthimin në atdhe

Publikuar më 06.11.2020
Një sherr me thika mes disa shqiptarëve në Hannover çoi në p...

Një sherr me thika mes disa shqiptarëve në Hannover çoi në plagosjen rëndë të një 35-vjeçari. Ndihmësi i autorit që qëlloi mbi viktimën, Flavian H. (20 vjeç) kishte shkuar në Gjermani për tre muaj dhe ishte lidhur me grupe që vepronin në sektorin e narkotikëve. Gjatë një nate, banda shqiptare ishte e dehur me uiski […]

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në Vjenë/ Policia zviceriane arreston dy shqiptarë, ishin miq të afërt të atentatorit Kujtim Fejzullahu

Sulmi terrorist në Vjenë/ Policia zviceriane arreston dy shqiptarë, ishin miq të afërt të atentatorit Kujtim Fejzullahu

Publikuar më 04.11.2020
Policia zvicerane arrestoi të martën dy burra për lidhjet e ...

Policia zvicerane arrestoi të martën dy burra për lidhjet e tyre të mundshme me të dyshuarin kryesor për sulmin vdekjeprurës në Vjenë, ku mbetën të vrarë të paktën katër civilë, thanë autoritetet. Burrat 18 vjeç dhe 24 vjeç, të arrestuar në qytetin Ëinterthur rreth 10 kilometra nga Cyrihu, janë shtetas zviceranë. Ministrja zvicerane e Drejtësisë, […]

Lexo më shumë