×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Terrorizonin fshatin duke qëlluar me breshëri kallashnikovi, prangosen 5 persona në Skrapar (VIDEO)

5 persona që qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik te banorët janë arrestuar nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panarit të Skraprit, ku mes të prangosurve është edhe një shtetase që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Ndërkaq janë sekuestruar tri armë zjarri kallashnikov, lëndë narkotike, fara cannabis, një motomjet i vjedhur, municion luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilin qarkullonin personat e arrestuar.

Detaje nga operacioni

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës se në afërsi të fshatit Panarit, Skrapar, po qëllohej me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes, menjëherë organizuan punën, duke zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Panariti”.

Për shkak të errësirës dhe sigurisë së jetës të punonjësve të Policisë, gjatë natës është rrethuar zona dhe janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate, 5 personat që herë pas here qëllonin me armë zjarri në ajër.

Me rënien e ndriçimit, shërbimet e Policisë janë afruar dhe u kanë bërë thirrje të mos bënin asnjë veprim, por t’i bindeshin urdhrit të Policisë.

Personat, kur kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen me vrap duke hedhur armët e zjarrit në një zonë të pyllëzuar, por janë kapur gjatë ndjekjes nga Policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i mjeteve motorike” “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, i shtetasve:

  1. D., 25 vjeç, banuese në Berat, e cila ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim;
  2. (E.) D., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, M. Sh. alias A. D. alias S. D., 35 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe F. (A.) M. (Xh.), 33 vjeç, banues në Berat;

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuar nga vendet e BE-së, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636 farash të dyshuara cannabis sativa, tri armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilën lëviznin autorët.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Lin, përfshihen tre automjete

Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Lin, përfshihen tre automjete

Publikuar më 26.09.2020
Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e kësaj të...

Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Pogradec-Lin. Raportohet se tre automjete janë përplasur në rrugën pranë fshatit Udënisht. Ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lexo më shumë

Me telefon në dorë dhe tepër e shqetësuar, publikohen pamje nga banesa e re Fjolla Morinës (Video)

Me telefon në dorë dhe tepër e shqetësuar, publikohen pamje nga banesa e re Fjolla Morinës (Video)

Publikuar më 26.09.2020
Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj...

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave. Historia e këngëares nisi pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, sepse pas një kontrolli në makinë Fjollës ju gjetën 2 pistoleta, njëra prej tyre ishte çakmak. Pas arrestimit ajo ju nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe rezultoi se ishte 2-muajshe […]

Lexo më shumë

Futi drogë në Burgun 313, arrestohet stomatologu

Futi drogë në Burgun 313, arrestohet stomatologu

Publikuar më 26.09.2020
Një shtetas me profesion stomatolog është arrestuar nga poli...

Një shtetas me profesion stomatolog është arrestuar nga policia pasi futi drogë në burgn e 313-ës. Bashkë me të është vënë në pranga dhe bashkëpuntori i tij, i cili ishte i paraburgosur. Pas vizitës që kreu te stomatologu, të paraburgosurit R.S iu gjetën 100 gramë të mbështjella në trupin e tij me letër alumini dhe […]

Lexo më shumë

Vajza e paushqyer dhe me nënën e vdekur për disa ditë në shtëpi, publikohen detaje tronditëse nga ngjarja e Pogradecit

Vajza e paushqyer dhe me nënën e vdekur për disa ditë në shtëpi, publikohen detaje tronditëse nga ngjarja e Pogradecit

Publikuar më 26.09.2020
Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Pogradec, ku një 45-vjeçar...

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Pogradec, ku një 45-vjeçare ka ndërruar dhe në shtëpi ka patur vajzën 9 vjeç. Policia thotë se gruaja kishte ditë që kishte ndërruar jetë dhe vajza e ka parë për ditë me radhë. E mitura vuante ishte me aftësi ndryshe dhe ka qëndruar në banesë me nënë e […]

Lexo më shumë

Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Publikuar më 26.09.2020
Një 39-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë, pasi ...

Një 39-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare. Shtetasi i identifikuar si L. K, ka kryer marrëdhënie me vajzën e bashkëshortes së tij. Burime zyrtare bëjnë me dije se e mitura ishte vajza e bashkëshortes së tij nga martesa e parë. “Specialistët për Hetimin e […]

Lexo më shumë

Kapet në flagrancë 63-vjeçari tunizian, tentoi të fuste ilegalisht valixhen me paund në Rinas

Kapet në flagrancë 63-vjeçari tunizian, tentoi të fuste ilegalisht valixhen me paund në Rinas

Publikuar më 26.09.2020
Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të t...

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 67850 paund. Procedohet penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll […]

Lexo më shumë

Krim në familjen shqiptare, vajza vret babain

Krim në familjen shqiptare, vajza vret babain

Publikuar më 26.09.2020
Një sherr mes vajzës dhe babait do të përfundonte me fund tr...

Një sherr mes vajzës dhe babait do të përfundonte me fund tragjik për familjen me origjinë shqiptare që jeton në Zvicër. Mësohet se vajza, 18 vjeç ka goditur të atin, pas një zënke e cila ende nuk është zbardhur plotësisht. Viktimë e këtij sherri ka mbetur 47-vjeçari me iniciale M.B. që prej vitesh jetonte në […]

Lexo më shumë

Hidhet nga kati i pestë i pallatit në Vlorë, vdes në vend gruaja

Hidhet nga kati i pestë i pallatit në Vlorë, vdes në vend gruaja

Publikuar më 26.09.2020
Një 54-vjeçare ka vendosur t’i jap fund jetës duke u vetëhed...

Një 54-vjeçare ka vendosur t’i jap fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Sipas informacionit paraprak të lëshuar nga policia, mësohet se shtetësia P.B, vuante nga depresioni dhe jetonte e vetme. Hedhja nga pallati ka rezultuar fatale për të, duke ndërruar menjëherë jetë. Në vendin e ngjarjes […]

Lexo më shumë