Tërmeti vdekjeprurës/ Rritet numri i viktimave, të paktën 214  të vdekur dhe 2,800 të tjerë të plagosur

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka tronditur rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 214 vetë dhe duke plagosur rreth 2,800.

Një agjenci ndihmash tha se 70.000 njerëz kishin nevojë për strehim emergjent pas tërmetit, i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë këtë vit.

Sipas mediave shtetërore shumica e atyre që vdiqën ishin në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit.

Të paktën gjashtë të tjerë u raportuan se kanë vdekur në Irak, ku njerëzit u përhapën në rrugët e kryeqytetit Bagdad.

“Isha ulur me fëmijët e mi që kishin darkë dhe papritmas ndërtesa po vallëzonte në ajër”, tha një nënë nga Bagdadi, Majida Ameer, për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Në fillim mendova se ishte një bombë e madhe, por pastaj dëgjova të gjithë përreth meje duke bërtitur: ‘Tërmeti!'”