Tërmeti/ Vazhdon të rritet numri i viktimave, mbi 300 të vdekur dhe rreth 2 mijë të plagosur (Video)

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Tërmeti me magnitudë 7.3 ballë që ka goditi rajonin kufitar midis Irakut dhe Iranit, deri më tani ka shkaktuar të paktën 328 vetë dhe ka plagosur rreth 2,530 të tjerë, shkruan Aljazeera.

E ndërsa të paktën 382 persona të plagosur mbeten në spital. Sipas vëzhguesit Gjeologjik të SHBA-ve (USGS) tërmeti i fuqishëm goditi pranë Halabjahut, në juglindje të Sulaymaniyah, një qytet në rajonin gjysmë autonom të kurdëve të Irakut të veriut.

Tërmeti goditi në orën 9:18 të orës lokale (18:18) GMT, dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 33.9km. Shumica e viktimave besohet të jenë në qytetin iranian Sarpol-e Zahab.

Sipas mediave iraniane ekipet e shpëtimit që tashmë janë të shpërndarë në zona të ndryshme, janë shprehur se numri i të vdekurve do të rritet.

Irani është një nga vendet më aktive në botë sizmikisht. Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 shkrinë qytetin historik të Bam në Iranin juglindor, duke vrarë rreth 26,000 njerëz.

Në anën tjetër të kufirit, zyrtarët e Sulaymaniyah shpallën emergjencë kombëtare në orët e para të së hënës për të vlerësuar pasojat e tërmetit.

Dëshmitarët nga Bagdad, thanë se makinat u ndalën, ndërkohë që ndërtesat filluan të lëkunden. “Bagdadi nuk është një vend që preket nga tërmetet, kështu që kur njerëzit filluan të dilnin jashtë, dallohej tronditja në fytyrat e tyre”.

“Në  sekondat e para, unë mendova se kishte ndodhur një shpërthim, por pasi vazhdoi, për një minutë, kuptova se ishte një tërmet”, shprehet një nga dëshmitarët .