Tërmeti shemb edhe Shkëmbin e Kavajës (Foto)

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit kanë shkundur vendin, duke dëmtuar banesa të shumta por gjithashtu ka shkaktuar shembje te Shkëmbi i Kavajës.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, tym i madh ngrihet në momentin që është shkaktuar shembja nga lëkundja e fuqishme të tërmetit.

Vendi u godit sot nga tre lëkundje tërmeti, ku më i forti ishte ai 5.8 ballë Rihter, me epiqendër 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet afër Kepit Rodonit. I cili është cilësuar si tërmeti më i forte ne 20-30 vitet e fundit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Lëkundjet e forta shkaktuan frikë dhe panik tek banorët, të cilët lanë shtëpitë dhe zbritën me shpejtësi në rrugë. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa të shumta kanë qenë dëmet materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet