×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tërmeti  në vendin e bukuroshes së Durrësit

Gëzim Llojdia

1.

Ne kishim 30 vjet, që e kishim harruar si një fatkeqësi natyrore. Uji me përmbytjet çdo dimër s’lë radhë për të tjera, zjarret në zheg të verës, e dinim se do të binin. Tërmetet, ndërkaq i kishim  harruar. Harruam se një zë erdhi zëri i baba Vangës që ishte shuar vite më parë, por që sjell një parashikim deri në fund të fundit të kësaj bote. Dhe po ta dinim, çfarë do të bënim? Natyra nuk tregon agresivitetin e saj me parashikime. Mendja njerëzore është e vogël dhe shkenca ende nuk e ka gjetur dot  si të parashikojë tërmetet,që në janë në dorë të energjisë misterioze. Fatkeqësitë i përjeton gjithë bota jonë, por në këtë vend, fatkeqësitë nuk kanë ndalur prej shekujsh. Luftërat, pushtimet, sistemet e drobitën, e masakruan e torturuan këtë popull fakir fukara. Madje, kur gëzon ai shkretë fukara, çahet ajo dreq daulle. Dhe tërmetet kishim mangët. Madje tërmetet edhe në regjimin e shkuar ishin një problematikë  madhe jo më sot që buxhetet janë të limituar. Nëse aso kohe ndërtesat bëheshin me punë vullnetare dhe një ose dy kate, sot ka ndryshuar. Dhe historia e tërmeteve nuk është e njëjtë.

Sizma e Durrësit tregoi dhe nxori në pah probleme të vjetra, probleme të reja, ku vrapuan politikanë, kritikë, analistë dhe çdo shqiptar që prej kaq ditësh është bërë një sizmolog, duke na habitur. Shkundja dhe tundja herë pas here e kësaj furie lemeritëse, që bën të dridhet toka e gjithçka, quhet: tërmet. Kështu bota po hyn në një kohë tjetër të re. E gjithë bota, nuk do jetë  më, kjo që është. Edhe Shqipëria po kështu. Një energji e re po vjen prej vitesh nga një galaksi e njohur si:”Andromeda” dhe që pritet pas kaq shumë shekujsh të na rrëmbejë në krahët e saj të dhunshëm. Përpos kësaj edhe ndërtimet, sizma, njerëzit, biznesi do të reflektojë në vitet në vijim për tu sjellë rreth një bote që do ndryshojë në gjithçka. Le të presim dhe të shpresojmë më të mirën.

2.

Kur sizma në Durrës lëkundi gjithçka dhe valët e saj hepuan tej e përtej kësaj zone, thirrëm: “Bobo kushedi ç’dëme ka bërë në njerëz dhe banesa! Një tërmet është një seri dridhjesh të shkaktuara në koren e tokës nga këputja e papritur dhe rimëkëmbja e shkëmbinjve në të cilët ngurtësohet, tendosja elastike. Asnjëherë dhe askush nuk e di se si funksionon një tërmet. Për të qenë i sinqertë duke menduar kur kjo dridhje është me të vërtetë e frikshme të mendosh për tërmetin që shkatërroi. Kur më në fund ai përfundoi bëhet bilanci, përsëri ishte tmerruese shikimi i gjithë kësaj zgjidhjeje të çuditshme dhe çarje në të gjithë ngrehinat. Ishte e çuditshme të mendosh që disa tronditje të mëdha mund t’i bënin të gjitha këto në vetëm  disa  sekonda. Dhe dëmet ishin shumë për këtë popull të vuajtur, të lodhur, të sfilitur, padashur më kujtua :”Bukuroshja e Durrësit”. Kush nuk e ka vizituar qytetin dhe nuk është kujtuar për mozaikun, me një emër të bukur:”Bukuroshja e Durrësit”. Është mozaiku më i vjetër i zbuluar në Shqipëri deri më sot thuhet në Wikipedia. Ka përmasat 5.1 X 3 m dhe është realizuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Në qendër është koka e zmadhuar e një gruaje, të cilën e rrethojnë bisqe me lule zambaku, lule kambane e rozeta, që mbushin njëkohësisht gjithë sipërfaqen eliptike të mozaikut. Të gjitha janë vizatuar me gurë ngjyrash të ndryshme kurse sfondi është i zi. Bukuroshja u zbulua në vitin 1916, ka marrë emrin nga përmbajtja e tij. Vepra i përket shekullit të I, para Krishtit dhe ka formën e një elipsi. Mozaiku është punuar me gurë lumore shumëngjyrësh. Në qendër të dekoracionit është portreti i një gruaje, ndoshta Aura shoqëruese e Artemidës, e cila qarkohet nga një dekoracion i pasur lulesh. Toka e bukuroshes  pësoi shkatërrime të mëdha afro mëngjesit të ditës së martë të javës së fundit të muajit nëntor. Mirëpo bukuroshja që gjendet larg 20-30 km për fat nuk iu gjend dot pranë, ngase është strehuar në Muzeun e Tiranës. Por edhe atje bukuroshes i shkanë lotët e dhimbjes së madhe, për fatkeqësinë që solli tërmeti i fundit në qytetin e lashtë. Qyteti pret ringritjen madhe, të ringrihet përmbi hirin e  vet.

3.

Po të jetonte, Profesori i Universitetit të Vjenës, Karl Patsch, një ndër historianët, që ka njohur dhe vizituar disa nga qendrat arkeologjike shqiptare në atë vit do të ndjente keqardhje për këtë qytet të lashtë. Dhe dashamirësin e tij ai e shpreh kështu  në gazetën “Shtypi”, e diel 3 qershor 1923. Shqipëria ka pas kohë të kalueme, shumë të lashtë e shumë të ndryshme. Shenjat e kësaj janë ruajtur edhe sot, shihen andej-këtej mbi tokë, nën tokë, sikurse na tregojnë shumë gjetje të çmueshme… Kështjella e Petrelës afër Tiranës dhe katundit Prezë kanë qenë qendra ushtarake në kohë të ndryshme. Por një rëndësi të posaçme ka qyteti i Durrësit, për të cilin flasin monumente të çdo kohe. Mjerisht shumë ndër to janë qit jashtë vendit. Shqiptari po të dojë të studioi historinë e vendit të vetë do të shkojë përjashta. Lumtësisht, toka e Durrësit është e pasur me vjetërsira e ndër ledhet e tij gjinden visare arkeologjike . Për shembull ndër këto ledhe është ruajt ende sot një nënshkrim i shek XIII, qindra vjetët me të cilat tregohen veprat e mëdha të Perandorit grek Thedorit. Sesa visare të çmueshme të tregojnë gjithë Sekretaritë të Ministrisë së Brendshme, Reuf Fico, kryetarit të bashkisë Durrës, Kost Paftali. Si një dëshmi e këtyre visareve të çmueshme ashtë një gjetje e bome në kohë të luftës prej austriakëve të cilët tu punue një llogore në vitin 1918 ndeshën në veri të Durrësit, 5 m nën tokë një mozaik shumë të rrallë me vizatime shumë të bukura, me ngjyra të çmueshme e me punim shumë të hollë. Në këtë mozaik u vu re një kokë shumë e bukur gruaje. Ky mozaik ashtë për Shqipërinë një visar ari e diturie. Vetëm rrënimi i këtij mozaiku ku padyshim do të gjendet edhe një shtëpi ka me sjellë vërejtjet e botës së qytetëruar. Sesa e pasur është Shqipëria në vjetërsi një rrënim tjetër që është kroni i arkeologjisë botërore. Ky është katundi i sotëm Pojan i cili është ndërtua mbi rrënimet e qytetit të pasur universitar e tregtar Apolonia. Tash e sa vjet toka që toka e Pojanit ashtë tue na dhanë shenja të kulturës së moçme .Shumë gjetje të tija janë përdorur prej popullit për ndërtim kishash e kuvendesh në Myzeqe e qenë shpërngulur për në Fier ,Berat ,Vlorë e shumë të tjera janë marrë prej të huajve. Në këto monumente si statuja, relieve, copa arkitekture, nën shkrime, gjinden sende të çmueshme, hartë e historik të cilat jo vetëm na japin njoftime të përgjithshme mbi krejt kohën kohen e moçme. Patsch e përmend bukuroshen e Durrësit duke quajtur: një visar ari,por  që aso kohe gjendej nën rrënoja. Bukuroshja u gjet dhe u strehua në muze, ndërsa nën rrënoja  mëngjesin e fund nëntorit mbetën shumë viktima. Durrësi do të shkruaj në kronikat e tij shumëshekullore, për këtë fatkeqësi tërmetin dhe solidaritetin  e madh njerëzor. Se çfarë pësoi toka,  si dridhej  dhe tmerronte njerëzinë vendi i bukuroshes, e plotë do të jetë kronikat e vitit 2019 të shekullit tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Publikuar më 28.09.2020
Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë ...

Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë të vitit dolën të papunë mbi 33 mijë persona, tregojnë krizën e rëndë që ka rrënuar ekonominë dhe mijëra familje shqiptare. Qeveria i lau duart me pandeminë me dhënien e dy ‘pagave të luftës’ dhe dy paketave propagandistike të ndihmës. Ndryshe ndodh në vendet fqinje. […]

Lexo më shumë

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Publikuar më 27.09.2020
Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompanin...

Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompaninë holandeze Van Haven për shitjen e modeleve të ngjajshme të këpucëve me shollë të kuqe, simbol i markës luksoze franceze Louboution. Madje do të paguaj edhe një shumë të madhe si dëmshpërblim… Mendime që më erdhën ndër mend të shtunën në darkë duke ndjekur […]

Lexo më shumë

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Publikuar më 24.09.2020
Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit ësh...

Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit është pa dyshim rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet e për tu bërë ka nevojë për pjesë më vitale, rininë. Shifrat pas 2013 për azilkërkues janë alarmante, shqiptarët qëndrojnë pothujse në një rënditje me afganët. Shqipëria bën pjesë në ato vende me absurditet, nga njëra […]

Lexo më shumë

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapj...

Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë