×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tërmeti i nevojshëm politik

Boiken Abazi

Mes dhimbjes për jetët e humbura dhe pasgoditjeve sizmike që nuk kanë të ndalur, e vetmja mënyrë për t’i nderuar të vdekurit e për t’i dhënë shpresë të gjallëve është të thuhet e vërteta: më pak njerëz janë vrarë në këtë katastrofë nga tërmeti se ç’janë vrarë nga sistemi i ngritur mbi pabarazinë e skajshme, shkatërrimin e shërbimeve dhe instituteve publike, degradimin e kontrollit publik teknik të ndërtesave, rrënimin e kapaciteteve të forcave të emergjencës dhe ushtrisë, dhe në përgjithësi nga xhungël kapitalizmi ku më të fortit rrisin fitimet që paguhen nga më të varfrit deri me jetën e tyre.

Kaosi i autoriteteve pas tërmetit nuk ka të bëjë me inkompetencën, por me praktikat e këtij sistemi të rrënjosura te shkatërrimi i shtetit të mbrojtjes dhe përkujdesjes sociale.

Ka shumë njerëz në nevojë ende sot, por nuk ka asnjë informacion zyrtar shtetëror mbi këto nevoja. Përkundrazi, ka një tentativë të vazhdueshme për t’i fshehur nevojtarët, si të mos ishin njerëz por pisllëk që futet me fshesë poshtë tapetit që të mos duket. Nuk duhet harruar se plot prej tyre ishin në nevojë edhe para tërmetit, të zhytur në varfëri, me shtëpi aq të amortizuara, ose ndërtuara keq, sa nuk u duhej tërmeti për të dëshmuar se ishin të pabanueshme. Asgjë nuk po thuhet publikisht e zyrtarisht për nevojat e njerëzve që rrinë në Shijak e në Manëz, e në plot vende të tjera. Asgjë nuk u tha për qindra forca të Policisë që kanë qenë me turne të stërzgjatura në shërbim pa iu siguruar as ushqim të shëndetshëm. Po, Shqipëria është e varfëruar tej mase dhe skajshmërisht e pabarabartë.

Menjëherë pas tërmetit forcat e shtetit në Thumanë nuk kishin as mjetet më bazike të kërkim shpëtimit, edhe pse vullneti nuk u mungoi në asnjë çast, duke vendosur edhe veten në rrezik për të shpëtuar jetët e atyre nën rrënoja. Ndërsa në 24 orët e para pas tërmetit, autoritetet nuk dinin as se ku mund të magazinoheshin ndihmat që vinin në solidaritet nga të katër anët.

Nuk u mor vesh asnjëherë zyrtarisht e publikisht se sa kampe u ngritën e sa njerëz pati te secili kamp. Natën e parë, disa përgjegjës për ngritjen e kampeve jo vetëm që NUK kishin ngritur kampin por as nuk i përgjigjeshin në telefon atyre që donin të ndihmonin, apo edhe eprorëve të tyre. Nuk e di nëse më tronditëse ishin dridhjet e tërmetit apo fakti se aparati shtetëror ishte aq afër rrënimit të plotë. Të gjitha ato shërbime publike që janë goditur që herët edhe ashtu rëndë nga xhungël kapitalizmi shqiptar, si energjia elektrike, uji i pijshëm, shërbimi shëndetësor, etj., morën një goditje gati fatale në 24 orët e para pas tërmetit, sepse kur nuk i ke mirëmbajtur, financuar e zhvilluar këto shërbime në ditë normale, nuk ka se si ato të rezistojnë në një ditë krize.

Një pjesë e mirë e vdekjeve të këtij tërmeti nuk kanë lidhje me natyrën apo me Zotin, por me sistemin dhe kastën sunduese në Shqipëri. Nuk ishte natyra dhe Zoti përgjegjës për mungesën e kontrollit teknik të objekteve në gjendje të pabanueshme, dhe as nuk mund ta fajësosh natyrën dhe Zotin për mungesën e mjeteve bazë të kërkim shpëtimit. Xhungël kapitalizmi shqiptar e bëri këtë, bashkë me kastën sunduese që ka ngritur këtë sistem.

Tash, të njëjtit që na kanë sjell te kjo situatë duan bashkim në solidaritet (me ta) pa mbajtur asnjë përgjegjësi për krimet dhe papërgjegjësinë e tyre direkte ose indirekte me vendimet dhe (mos)veprimet e tyre. Thërrasin për transparencë, fshehin nevojat dhe publikimin zyrtar të dëmeve, dhe ngrejnë komitete rindërtimi me shoqata pa bërë transparente kriteret e përzgjedhjes së pjesëtarëve të këtyre komiteteve – mbase thjesht nuk i kanë dashur kriteret, sepse ndryshe nuk i merr dot të gjitha vendimet njëshi. Këta që na sollën në këtë situatë, këta duan të drejtojnë rindërtimin dhe të vendosin drejtësi?

S’ka nevojë të jesh orakull për të kuptuar se me këtë kastë sunduese e me këtë sistem neoliberal që na pruri në këtë pikë, gjithë kjo katastrofë do pasohet me më shumë shkurtime në shërbimet publike – arsimin, shëndetësinë, etj. – me më shumë privatizime e PPP, me më shumë shkelje të të drejtave të njeriut, me më shumë fonde rindërtimi për oligarkinë, dhe me më shumë pabarazi e padrejtësi për shumicën e shqiptarëve. Kështu do të ndodh nëse ne e lejojmë, ose do të organizohemi në mënyrë që tërmeti natyror i radhës mos të na gjejë më të papërgatitur, pa ndodhur së pari në Shqipëri një tërmet politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë