Termeti, flet Haradinaj: Edi Rama nuk më hapi telefonin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga tërmeti, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Në një intervistë për Abc News ai ka treguar se ka komunikuar me Metën, dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri.

Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për t’u lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, u shpreh Haradinaj./abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet