Tërmeti / Dridhjet vdekjeprurëse godasin rajonin kufitar midis Iranit dhe Irakut , 170 të vdekur, mbi 1 mijë të plagosur

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë  ka tronditur rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 170 vetë dhe duke plagosur më shumë se 1,000 të tjerë.

Sipas mediave lokale të paktën 164 njerëz vdiqën në provincën perëndimore të Kermanshah në Iran. Gjashtë të tjerë u raportuan të vdekur në Irak, e ndërsa numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.

Tërmeti shkaktoi panik, nga frika e pasojave të tronditjes të gjithë banorët u endën nëpër rrugë. Xhamitë në kryeqytetin irakian Bagdad kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.

Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand, tha se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit.

Sipas televizionit shtetëror iranian, spitali kryesor i qytetit u dëmtua rëndë duke krijuar vështirësi në trajtimin e qindra të plagosur.

Kreu i Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Morteza Salim, tha se dëmtime u raportuan në të paktën tetë fshatra. “Disa fshatra të tjerë kanë pësuar ndërprerje të energjisë dhe sistemi i tyre i telekomunikacionit gjithashtu është dëmtuar,” tha ai.

Ndërkaq ekipet e shpëtimit u penguan nga rrëshqitja e dheut për të kryer punën e tyre, tha z. Koolivand.

Iraku

Në anën e Irakut, dëmi më i madh u shkaktua në qytetin Darbandikhan, 75 km (47 milje) në lindje të qytetit të Sulaimaniyah në Rajonin e Kurdistanit.

“Gjendja atje është shumë kritike”, tha ministri i shëndetësisë Kurdish Rekaët Hama Rasheed për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Sipas informacioneve tërmeti goditi 19 milje (30 km) në jugperëndim të Halabjes, pranë kufirit verilindor me Iranin. Ka ndodhur në një thellësi prej 33.9 km (21 milje), dhe dridhjet u ndjenë në Turqi, Izrael dhe Kuvajt.