Tërmeti, bursë 15 mijë lekë në muaj për nxënësit që humbën të afërmit

Në ditët e emergjencës, në vazhdën e vendimeve të shpejta e të domosdoshme për përballimin e situatës post-tërmet, qeveria ka vendosur të ndihmojë me bursa të gjithë nxënësit që humbën të afërmit e tyre. Kështu, gjatë këtij vitit shkollor (2019-2020) do ndahen për çdo muaj pagesa në masën 15 000  lekë, ndërsa nxënësit do të identifikohen nga njësitë vendore dhe zyrat arsimore të cilat duhet të çojnë emrin në ministritë përkatëse që mbulojnë arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional e do të marrin më pas miratim aty. Vendimi prek  familjarët e viktimave të në  qarqet  Durrës,  Tiranë  dhe  Lezhë. N.Gj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet