Tërmeti/ Abuzimet me ndërtimet, të paktën 40 zyrtarë të shoqëruar (Emrat)

Ish-zyrtarë të lartë të policisë në Farkë, Vorë, Kashar janë shoqëruar nga policia pas tërmetit të 26 nëntorit për ndërtime abuzive. Mësohet se prokuroria ka firmosur 40 urdhër-arreste, për ish-drejtues vendorë, shefa urbanistike dhe ndërtues. Ky mega operacion i policisë u zhvillua në zonat të cilat kanë patur dëme të konsiderueshme nga tërmeti. Raportohet se deri tani janë arrestuar 27 persona.

Ndër zyrtarët e arrestuar është Bardh Plaku ish-kreu i Komunës së Farkës dhe Luan Beka shefi i urbanistikës në Vorë, Besnik Fuçia, ish-kreu i komunës së Kasharit. Të shoqëruarit akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Emrat e disa prej personave të shoqëruar në polici janë:

1-Fatbardh Plaku

2-Merita Kushi

3-Bukurije Halili

4-Ali Dyrmishi

5-Vjollca Hoxholli

6-Anila Harxhi

7-Gerti Çalliku

8-Jani Ikonomi

9-Qirjako Gjergo

10-Sherbet Shehi

11-Naim Shehi

12-Luan Beta

13-Ermir Cina

14-Stela Maze

15-Besnik Fuçia

16-Gëzim Shkalla

17-Adhurim Qehajaj

18-Zhaneta Tagani

19-Pellumb Fortuzi kapur

20-Xhevahir Doda kapur

21-Reis Muca

22-Hekri Disha

23-Agim Eski

24-Faik Fejzo

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit përveç 51 viktimave nxorri në pah dhe abuzimet me ndërtimet. Shumë objekte u shembën dhe u shpallën të pabanueshme për shkak të mosrespektimit të standarteve në ndërtim.

Ndërsa vetëm disa ditë më parë policia ndërmorri një operacion të tillë në rrethin e  Durrësit ku u arrestuan 17 zyrtarë policie dhe të pushtetit vendor si dhe u shpall në kërkim një tjetër për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet