Tërmet trondit veriun e Shqipërisë dhe kryeqytetin, ja ku u ndjenë lëkundjet

Publikuar më 04. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në veri të Shqipërisë.
Por tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë, në zonat periferike.
Mësohet lëkundjet janë ndjerë në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe zona të tjera.
Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Vermoshit.
Sipas raportimeve të para thuhet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë, me thellësi 1 km.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 11:41 minuta.