×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tërmet dhe COVID/ Ekonomia bie me 2.52% në tremujorin e parë, ngadalësohet konsumi

Të dhënat e Institutit të statistikave raportojnë se në tremujorin e parë, ekonomia ra me 2.52% kundrejt tremujorit të parë 2019 dhe dy sektorët që kanë ndikuar më  negativisht në rritjen ekonomike janë ndërtimi, me -1.29 pikë përqindje, i cili u frenua pas tërmetit të 26 nëntorit.

Këto grupe pritet të ketë shënuar një rënie më të madhe në tremujorin e dytë, ku për dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, ndërsa ndërtimi ka qenë aktiv edhe gjatë periudhës së COVID-19.

Sektori i vetëm me rritje ishte bujqësia e cila ndikoi pozitivisht me 0.71 pikë përqindje. Pandemia ka ndikuar negativisht dhe industrinë nxjerrëse dhe përpunuese (-0.45%), informacionin dhe komunikacionin (-0.15%), aktivitetet financiare dhe të sigurimit (-0.16%).

Sipas INSTAT, degët kryesore të ekonomisë shfaqen si më poshtë:

  • Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 3,41%
  • Aktivitet i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënieme3,78%. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë Industria nxjerrëse, e cila ka shënuar një rënie me13.31%
  • Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me16,66%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim  ushqimor pati  një  rënie prej 3,65%. Grupi  i aktiviteteve Informacioni  dhe  Komunikacioni u shfaq me rënieprej5,13%.Aktiviteti Financiar dhe  i  Sigurimit ka  shënuar  një rënie prej7,18%
  • Aktiviteti i  Pasurive  të Paluajtshme ka shënuar një rritjeprej2,96%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe  Shërbime administrative u shfaq me  një  rënie prej 8,37 %.Grupi  i aktiviteteve  të Administratës  Publike, Arsimit  dhe  Shëndetësisë pësoi rënie  me  0,31 %
  • Grupi  i  aktiviteteve Arte, argëtim dhe  çlodhje, Aktivitete  të  tjera  shërbimi pati  një  rritje me 1,06%.Taksat Neto mbi produktet u ulën me1,79%.

Ngadalësohet konsumi

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve shfaqen si më poshtë:

  • Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,12 %
  • Konsumi final i qeverisë u rrit me 0,64 %
  • Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u ul me 16,69 %
  • Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 2,13 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 6,24 %

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikohet raporti i FMN-së: Shqipëria, ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset

Publikohet raporti i FMN-së: Shqipëria, ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset

Publikuar më 30.11.2020
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar sot raportin për Shq...

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, të parë nën ndikimin e tërmetit të një viti më parë dhe të pandemisë së COVID-19. Sipas FMN, Covid ndikoi negativisht në ekonominë e Shqipërisë dhe se Shqipëria pati ndihmën më të ulët për qytetarët dhe për bizneset. Po kështu FMN thotë se paketa ekonomike ishte […]

Lexo më shumë

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

Publikuar më 10.11.2020
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ...

Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiare për njerëzit në Shqipëri. Rreth 8% e familjeve janë futur në varfëri ose varfërohen më tej pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore dhe 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike […]

Lexo më shumë

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Publikuar më 06.11.2020
Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respekt...

Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respektuar ligji i buxhetit do të ishin arkëtuar 8 miliardë lekë ose 65 milionë euro në arkën e shtetit, përllogarit Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Vala e shkeljeve është aq e madhe sa, përfshin të gjitha njësitë publik publike të cilat faturojnë dhe […]

Lexo më shumë

Sa do të zgjasë pandemia? Çfarë na mësoi gripi Spanjoll, SARS dhe Ebola, kostot e pritshme në ekonomi

Sa do të zgjasë pandemia? Çfarë na mësoi gripi Spanjoll, SARS dhe Ebola, kostot e pritshme në ekonomi

Publikuar më 02.11.2020
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e s...

Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e saj, dilema të shumta janë ngritur. Sot askush nuk është në gjendje të parashikojë në këto momente për sa kohë do të zgjasë, cilat do të jenë kostot dhe sa i vështirë do të jetë rekuperimi. Një ide e mundshme mund të krijohet nga […]

Lexo më shumë

Frika nga Covid-19, shqiptarët shtojnë kursimet që nga fillimi i pandemisë, rekordi i 9 viteve

Frika nga Covid-19, shqiptarët shtojnë kursimet që nga fillimi i pandemisë, rekordi i 9 viteve

Publikuar më 30.10.2020
Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për ...

Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, që është konstatuar që pas fillimit të pandemisë së Covid-19. E ardhmja e pasigurt po nxit kursimtarët të lënë para mënjanë për kohë të vështira. Që nga fundi i muajit shkurt, stoku i depozitave në vend është […]

Lexo më shumë

Shqiptarët të “fiksuar” pas shtëpisë, ja kush janë qytetet që shpenzojmë më shumë për mobilie dhe pajisje

Shqiptarët të “fiksuar” pas shtëpisë, ja kush janë qytetet që shpenzojmë më shumë për mobilie dhe pajisje

Publikuar më 28.10.2020
Familjet në qarkun e Beratit dhe të Korçës janë të dhënë më ...

Familjet në qarkun e Beratit dhe të Korçës janë të dhënë më shumë pas “luksit” në shtëpi në raport me qarqet e tjera të vendit. Vrojtimi i INSTAT për buxhetin e familjeve ka identifikuar se Beratasit shpenzuan për furniturën e shtëpisë, mobilie dhe pajisje rreth 10 për qind të totalit të buxhetit të tyre mujor […]

Lexo më shumë

Banka Botërore: Huadhënia në të ardhmen më selektive në reformat që mbështet

Banka Botërore: Huadhënia në të ardhmen më selektive në reformat që mbështet

Publikuar më 27.10.2020
Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reforma...

Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reformave në disa vende përmes programeve të financimit që zbaton vit pas viti dhe Shqipëria ka qenë një prej atyre që kanë kaluar në analizë. Në një dokument të publikuar së fundmi BB konstaton se ky vlerësim i korporatës ekzaminoi sesi Grupi i Bankës lehtëson lidhjet […]

Lexo më shumë

Miratohet projektbuxheti për vitin 2021, si parashikohet ekonomia për vitin e ardhshëm në vend

Miratohet projektbuxheti për vitin 2021, si parashikohet ekonomia për vitin e ardhshëm në vend

Publikuar më 20.10.2020
Është miratuar projektbuxheti për vitin 2020. Ministria e Fi...

Është miratuar projektbuxheti për vitin 2020. Ministria e Financave njofton për një rritje të ekonomisë në 5.5%. Në një mbledhje të posaçme, kushtuar Projektbuxhetit, do të shpenzohet 587.6 miliard lekë, ndërkohë që të ardhurat janë planifikuar të jenë 479 miliard lekë me një defiçit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke qenë se Ministria e […]

Lexo më shumë