Tërhiqen gratë e listës së PD, Astrit Veliaj zëvendëson Halimin

Dy kanditatet për deputete që ndodheshin në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, që duhet të merrnin mandatin sipas ligjit pas dorëheqjes së Eduart Halimit nga mandati i deputetit, janë tërhequr.
Ato që kanë depozituar shkresën e dorëheqjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Juvina Jani edhe Monika Qosja. Dy kandidatet kanë dorëzuar dje në KQZ dorëheqjen nga kandidimi duke mos pranuar që të jenë deputete në kuvendin e Shqipërisë.
Në këtë mënyrë i hapet rruga kandidatit për deputet Astrit Veliaj i cili ka thënë se ka 20 vjet i përfshirë në strukturat e PD. Në listën e kandidatëve PD, Astrit Veliaj figuronte pas Eduard Halimit por për shkak të mos plotësimit të kuotave gjinore, i takonte njërës prej dy kandidateve femra të merrnin mandatin.
Eduard Halimi la mandatin më 9 shkurt 2018, për t’iu kthyer profesionit të tij prej juristi dhe për t’iu përkushtuar një projekti të së drejtës ndërkombëtare private.

Të tjera

Abissnet