Tërbohet deti në Vlorë, pezullohen të gjitha lundrimet

Publikuar më 13. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Moti i keq ka “tërbuar” detin, duke shkaktuar dallgë të mëdha në Vlorë.
Sipas informacioneve të para, dallgët kanë arritur deri në 9 ballë.
Për shkak të dallgëve dhe erës së fortë është pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit dhe anijet tregtare në Vlorë.
Ndërsa në Durrës, situata paraqitet e qetë dhe pa probleme për lundrimet në det.