Tepelenë, përplasje mes AKU-së dhe tregtarëve të mjaltit, dy të ndaluar (VIDEO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një aksion për sekuestrimin e mjaltit në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë.

Sekuestrimi i mjaltit është kryer pasi AKU ka konstatuar se produktet janë jashtë çdo standardi dhe pa asnjë etiketë ushqimore.

Ndërkohë që gjatë sekuestrimit ka pasur përplasje midis punonjësve të AKU-së dhe tregtarëve, pasi këta të fundit i kanë kundërshtuar. Për pasojë dy tregtarë janë shoqëruar nga policia .

Një nga tregtarët në formë rezistence i ka thyer vetë vazot e mjaltit që po shiste dhe nuk ka pranuar që t’i sekuestrojë AKU, raporton “Fax News”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet