Tentuan të përdhunojnë të miturën, “arrest me burg” për të rinjtë

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë: “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për tre të rinjtë e arrestuar dhe të akuzuar për peng-marrjen dhe tentativën e përdhunimit të një vajze 13 vjeçe. Ngjarja e rëndë u shënua në një fshat të Roskovecit. Të akuzuarit janë shtetasit Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, që të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Por ndërsa brenda gjykatës po zhvillohej masa e sigurisë, familjarët e Marjus Calamenit pretenduan se djali i tyre është i pafajshëm. Ata thanë se në kohën e ngjarjes, 24-vjeçari ka qenë në punë dhe për këtë kanë dëshmitarë. Babai i Marjusit tha se djali i tij iu ka dhënë shokëve biçikletën dhe se ai u prangos thjesht nga fakti se biçikleta e tij u gjet në vendngjarje.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet