Tenton të vrasë me thikë 60-vjeçarin, arrestohet autori

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Policia e Divjakës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi ky ka tentuar të vrasë me thikë një shtetas 60 vjeç.

Blutë e qytetit të Divjakës kanë thënë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur “Tregu i fruta perimeve”, ku shtetasi Kujtim Ymeri ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin me iniciale N.S 60 vjeç, banues në lagjen nr. 2 të këtij qyteti.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, që ka arrestuar në kushtet e flagrancës Kujtim Ymerin, në fshatin Shën e Premte. Ndërkohë, 60-vjeçari N.S pasi ka marrë mjekimin e duhur në spital, ka shkuar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

/D.Xh/