Tentojnë t’i grabisin banesën, durrsaku përleshet me hajdutët dhe plagoset

Një 48-vjeçar nga Durrësi është plagosur pas një përleshjeje që ka pasur me 3 persona që kanë tentuar t’i grabisin shtëpinë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Pjeshkë, ku tre persona kanë tentuar të grabisin banesën e shtetasit F.M, por ky i fundit i ka diktuar dhe është konfliktuar fizikisht me to.

Mësohet se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur pronari i banesës, shtetasi F.M, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Durrës

Më datë 21.08.2019, rreth orës 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët janë diktuar nga pronari i banesës dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.

Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet