Tentoi të vrasë dy vëllezër me granatë, në pranga pogradecari

Një i moshuar është arrestuar në fshatin Dardhas të Pogradecit, pasi tentoi të vriste me granatë dy vëllezër. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi R.F., 72 vjeç.

Mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, 72-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë. Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tentoi të vriste me granatë dy vëllezër, gjatë një konflikti, policia vë në pranga autorin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R.F., 72 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë. Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet