Tentoi të hidhte kokainën në tualet, arrestohet shqiptari në Verona

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Verona i cili akuzohet për trafik droge. Shtetasi me iniciale M.E., u kap me kokainë në qytetin italian.

Ndërkaq, shqiptari u pikas nga policia teksa bënte veprime të dyshimta. Pas dyshimeve, policia ushtroi kontroll dhe iu gjet lënda narkotike. Shqiptari tentoi që të hidhte kokainën në tualet, por ky veprim nuk rezultoi i suksesshëm, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Doza të hashashit, marjuanës dhe kokainës janë gjetur në shtëpitë e tre personave të tjerë, me precedentë penalë në fushën e trafikut të drogës. Hetimet filluan nga një arrestim tjetër në flagrancë: e një shtetasi shqiptar që banonte në Verona, të cilit i ishin sekuestruar 40 gram hashash. Ishte në fakt një komunikim telefonik midis dy bashkatdhetarëve, gjë që tregoi se M.E. përveç punës si punëtor në ndërtim, kryente një punë “të veçantë” si trafikant droge me një numër të veçantë klientësh.

Ai përdorte edhe fjalë kyçe, duke thënë se iu jepte klientëve “ilaçe” ose “të pinin birra”. Karabinierët i gjetën shqiptarit në banesë edhe 2 kg drogë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet