Tensionohet situata në paraburgimin e Fierit, refuzojnë vrasësin e Drita Saliaj

Është tensionuar situata në paraburgimin e Fierit, pasi të burgosurit kanë refuzuar të pranojnë dhe të ndajnë qelinë me Elvis Zotajn.

26-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy 16-vjeçar ka bërë vrasjen monstruoze të Drita Saliajt më 5 janar dhe pikërisht për këtë fakt ka ardhur edhe reagimi i të burgosurve.

Të burgosurit e kanë konsideruar si diçka monstruoze vrasjen e 50-vjeçares nga 3 të rinjtë, ku një prej të përfshirëve është edhe Zotaj.

Kujtojmë se Zotaj bashkë me 2 të mitur kanë shkuar natën e 5 janarit në shtëpinë e Drita Saliajt, ku mësohet se kjo e fundit i ka mirëpritur ata sipas traditës duke ju ofruar kafe e raki.

Ende nuk dihet se si dhe pse ka ndodhur krimi, por tre të rinjtë në bashkëpunim me njeri tjetrin-tjetrin e kanë lidhur 50-vjeçaren dhe më pas e kanë hedhur atë në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Trupi i viktimës është gjetur dy ditë më pas nga pulumbarët pasi 16-vjeçari Luis Saliaj, i afërm i familjes së Dritës dhe i përfshirë në skenën e krimit është dorëzuar në polici nga nëna e tij ka rrëfyer vrasjen.

Gjithashtu u tha se 50-vjeçarja është përdhunuar si fillim dhe më pas është vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet