Tensioni/ Hakerat turk kanë sulmuar faqen zyrtare të qeverisë greke, dalin detajet

Hakerët turq pretenduan sot se kanë sulmuar faqet zyrtare të ministrive greke të Jashtme dhe të Financave, Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare (EYP), Bursës së Athinës dhe Parlamentit, njoftuan media greke.

Autoritetet mbyllën faqet për t’i mbrojtur ato. Një grup haker turk që e quan veten “Anka Neferler Tim” (Helmetat e Phoenix), tha në një postim në Facebook se ata janë përgjegjës për sulmet në internet, duke shtuar se sulmet janë një përgjigje ndaj “kërcënimeve” të Athinës kundër Turqisë.

Në uebfaqen e tyre kryesore, grupi shkruan se “departamenti” i hakut në internet synon të gjitha faqet e internetit që bëjnë deklarata të këqija ose negative kundër Turqisë.

I njëjti grup ishte shfaqur në qershor 2019, kur ata hakeruan llogarinë në Instagram të zv.ministrit të atëhershëm të sportit, Giorgos Vasiliadis. Grupi postoi dy fotografi në llogarinë e Vasiliadis, një nga Hagia Sophia të Stambollit – një katedrale e epokës bizantine që tani shërben si muze – dhe një tjetër me logon e grupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet