Tensionet te Inxhinieria, thyhen xhama dhe sulmohen studentët, ndalohet ushqimi (VIDEO)

Të tjera pamje janë zbuluar nga ambientet e brendshme të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Ndërtimit, Urbanistikës dhe Arkitekturës.

Në njërën prej videove shfaqet xhami i derës kryesore që është thyer. Njëri prej studentëve i drejtohet efektivit të policisë duke i thënë se xhami është thyer nga brenda.

Ai i kërkon që polici të nxjerrë nga xhepi dorën e gjakosur, duke akuzuar efektivin për thyerjen e xhamit.

Në disa video të tjera, studentët shprehen se janë sulmuar nga policë civilë, të cilët u kanë hequr celularët, duke prekur vajzat me dorë dhe duke i goditur në fytyrë.

Studentët thonë se nuk janë lejuar të hyjnë të tjerë në fakultet, dhe nuk kanë lejuar futjen e ushqimit.

Mësohet se policët kanë mbyllur dyert e fakultetit duke lënë pa ushqime dhe ujë rreth 50 studentë.

studente, protesta on Vidnews.

 

studentet on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet