Tensione në Durrës, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë

Ish-deputetë e simpatizantë të PD në qytetin e Durrësit janë përleshur fizikisht me efektivët e policisë, pak më parë.

Teksa kryeministri Rama prezanton kandidatët e tre bashkive të këtij qarku, militantë të PD, bashkë me ish-deputetët Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu e Agron Duka kanë nisur të shtyjnë policët dhe të çajnë kordonin e krijuar prej tyre për të prishur mitingun e PS në sheshin Liria.

Në videot e shpërndara nga vet dega e Partisë Demokratike, shihen mbështetës të kësaj force politike të cilët shtyjnë e përleshen me policët, ndërsa ish-deputetët e PD qëndrojnë larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet