×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tensione dhe bllokadë rrugësh në Veri, shkak reciprociteti i targave të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë

BE-ja dhe SHBA-ja i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. Kurti thotë, se reciprociteti nuk është kundër serbëve. Vuҫiç paralajmëron kundërpërgjigje ndaj Prishtinës zyrtare.

Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Sebi, duke kundërshtuar kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Policia e Kosovës disa herë u detyrua të perdorë gazin lotsjellës  në përpjekje për të liruar rrugët, por bllokimi vazhdon duke krijuar një situatë të tensionuar. Autoritetet e larta të Serbisë paralajmëruan kundërpërgjigje, siҫ tha presidenti Aleksandër Vuҫiç “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”. Që nga mëngjesi i së hënës (20.09), policia e Kosovës nuk po lejon që veturat me targa të Serbisë të hyjnë në territorin e Kosovës. Deri tani, Serbia nuk ka lejuar veturat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por u ka vendosur targa të përkohshme.

Të njëjtën gjë po e bën edhe Kosova, ku autoritetet po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Vendosja e reciprocitetit nga Kosova në targa të veturave me Serbinë, nxiti tensione në veri të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ku grupe serbësh lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët në veri. E kjo situatë ka shqetësuar bashkësinë ndërkombëtare, që po bën thirrje për qetësi dhe ulje tensionesh. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, tha se “tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla”.

Liria e lëvizjes kusht themelor i BE-së

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj, se liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, deklaroi  nga Brukseli Peter Stano. Sipas tij, “Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes”. Edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë ju bashkua thirrjes së Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë. “Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet, menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, bëri të ditur se i ngarkuari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd për ta diskutuar këtë çështje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiç. E ky i fundit pas vendosjes së reciprocitetit të Kosovës në targat e veturave të Serbisë, tha se do t’i kundërpërgjigjet Prishtinës siç tha me “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”, pas një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që e ka thirrur për të martën në Beograd.

Aleksandër Vuçiç, akuzoi Prishtinën për shkelje të marrëveshjeve të Brukselit. “Shpejt do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, sidomos në planin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, tha Vuҫiç. Sipas tij, “Serbia duhet të jetë e gatshme për dialog edhe në kushtet më të vështira”, por tha  se “nuk shoh arsye në këtë moment për dialog”.

Kosova e kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “veprimet e ndërmarra për reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim”.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serbë, nuk kanë për qëllim të cënojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarë do destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt, se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshjeje, me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti në një seancë të parlamentit.

Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që drejton delegacionin  e Kosovës në Bruksel, kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm. Çështja e targave të veturave ishte e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rriten humbjet e jetëve në Greqi nga COVID-19, 3.937 raste të reja, 54 vdekje, 354 të intubuar

Rriten humbjet e jetëve në Greqi nga COVID-19, 3.937 raste të reja, 54 vdekje, 354 të intubuar

Publikuar më 25.10.2021
Greqia bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara laborat...

Greqia bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të sëmundjes të regjistruara në 24 orët e fundit janë 3937, nga të cilat 11 janë evidentuar pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 720,295 (ndryshim ditor + 0,5%), nga të cilët 50,8% meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara […]

Lexo më shumë

Kundërpërgjigja/ Kosova paralajmëron ndalimin e aktiviteteve sportive serbe

Kundërpërgjigja/ Kosova paralajmëron ndalimin e aktiviteteve sportive serbe

Publikuar më 25.10.2021
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe. Paralajmërimi vjen pasi Serbia i pengoi boksierët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore. Çeku […]

Lexo më shumë

Bilanci në Kosovë: Një i vdekur, ja sa raste të reja konfirmohen gjatë 24 orëve të fundit!

Bilanci në Kosovë: Një i vdekur, ja sa raste të reja konfirmohen gjatë 24 orëve të fundit!

Publikuar më 25.10.2021
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton për 1 vdekje nga ...

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton për 1 vdekje nga Covid-19 dhe 3 raste me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit. Siç njofton MSH, nga 1.298 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe një person ka vdekur. Sot fillon rinumërimi i 43 vendvotimeve. “Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të […]

Lexo më shumë

Ulje e infektimeve me COVID-19 në Greqi, 2.098 raste të reja të koronavirusit, 365 të intubuar, 30 vdekje

Ulje e infektimeve me COVID-19 në Greqi, 2.098 raste të reja të koronavirusit, 365 të intubuar, 30 vdekje

Publikuar më 24.10.2021
Janë 2.098 raste të koronavirusit në 24 orët e fundit, 10 pr...

Janë 2.098 raste të koronavirusit në 24 orët e fundit, 10 prej të cilave u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 716.358 (ndryshim ditor + 0.3%), nga të cilët 50.8% janë meshkuj. Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 145 infektime konsiderohen të lidhura me udhëtime […]

Lexo më shumë

Përplasen 2 anije ndërkombëtare në detin Marmara në Turqi

Përplasen 2 anije ndërkombëtare në detin Marmara në Turqi

Publikuar më 24.10.2021
Dy anije mallrash me flamuj të huaj u përplasën të dielën në...

Dy anije mallrash me flamuj të huaj u përplasën të dielën në detin Marmara, në provincën veriperëndimore të Çanakalasë të Turqisë, duke shkaktuar dëme, por jo të lënduar, njoftuan mediat lokale. Benitamou, një anije 299 metra e gjatë që transportonte mineral gize në Kinë nga Ukraina, thuhet se u përplas me BC Vanessa, një anije […]

Lexo më shumë

Kosova regjistron 13 raste të reja me koronavirus dhe asnjë vdekje!

Kosova regjistron 13 raste të reja me koronavirus dhe asnjë vdekje!

Publikuar më 24.10.2021
Ministria e Shëndetësisë, njoftoi të dielën se ka regjistrua...

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi të dielën se ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 2,283 mostrave. Prej kësaj shifre, i bie që 0.55 për qind e personave të testuar, kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19. Në 24 orëshin paraprak, sipas autoriteve nuk është regjistruar asnjë viktimë me […]

Lexo më shumë

Bërnabiç: Prej kohësh është planifikuar vrasja e Vuçiç, ja kur ishte menduar sulmi

Bërnabiç: Prej kohësh është planifikuar vrasja e Vuçiç, ja kur ishte menduar sulmi

Publikuar më 24.10.2021
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se ka pasur n...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se ka pasur një plan për vrasjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Sipas saj, vrasja ishte planifikuar të ndodhte gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës, që u bë më 27 janar të këtij viti në Beograd. “(Vrasja) Është planifikuar prej kohësh dhe në detaje. Janë formuar struktura paralele në […]

Lexo më shumë

Kosova shpalli non grata dy zyrtarët rus, reagon ministria e Jashtme e Rusisë: Provokim!

Kosova shpalli non grata dy zyrtarët rus, reagon ministria e Jashtme e Rusisë: Provokim!

Publikuar më 24.10.2021
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendim...

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit të Kosovës për shpalljen e dy zyrtarëve rus si persona non-grata. MPJ e Rusisë në faqen zyrtare të saj ka reaguar duke e quajtur këtë vendim si një provokim të madh anti-rus. “Më 22 tetor, të ashtuquajturat ‘autoritete’ të Kosovës kanë filluar një provokim […]

Lexo më shumë