×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tenderi i Veliajt, 7 mln dollarë për 600 metra rrugë

Bashkia e Tiranës hap tenderin e dytë për riparimin e Bulevardit Zogu i Parë. Projekti me kosto të fryrë synon të gjejë kompaninë që do të rehabilitojë rrugën për 1 vit e gjysmë

Neritan Gjergo

Bulevardi “Zogu i Parë” i cili fillon nga Sheshi Skënderbej deri tek ish-Stacioni i Trenit do t’i nënshtrohet së shpejti rehabilitimit. Bashkia e Tiranës ka hapur zyrtarisht procedurat e tenderimit për zbatimin e këtij projekti, por ajo që bie në sy është fondi i vënë në dispozicion, 708 milionë lekë. Bëhet fjalë për 600 metra rrugë, në të cilën parashikohet riparimi apo rehabilitimi i saj. Pra, projekti i kërkuar nga Erion Veliaj, parashikon ndërhyrje për përmirësimin e shtresave rrugore, trotuareve, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të shiut, ndriçimin rrugor e gjelbërimin dhe me një llogaritje të thjeshtë, del se kosto e rrugës për 1 km mbërrin në 12 milionë dollarë. Pra, për një rrugë, e cila ndryshe nga Unaza e Re nuk ka as vepra arti, dhe as tunele e mbikalime, shuma duket të jetë marramendëse.

Projekti

Operatorët ekonomikë të interesuar do të mund të dorëzojnë kërkesat për pjesëmarrje brenda datës 11 prill, ndërkohë që kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar 18 muaj kalendarikë nga firmosja e saj. Nga detajet e investimit, grafiku i punimeve përfshin një sërë ndërhyrjesh në të gjithë gjatësinë e bulevardit. Më konkretisht, do të bëhet rivendosja e shtresave rrugore, si dhe vendosja e pesetave në të gjitha pikat e nevojshme. Projekti përfshin edhe riparimin dhe zgjatimin e pjesës së sipërme të shkallëve duke krijuar një hyrje më të përshtatshme për Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Po ashtu, do të bëhet edhe kanalizimi i ujërave të bardha me standardet bashkëkohore. Gjelbërimi njëkohësisht do t’i kushtohet një rëndësi e madhe, ku propozohet çrrënjosja e pemëve ekzistuese dhe mbjellja e pemëve të reja, që do të jenë kryesisht pjesë e florës vendase të Shqipërisë. Po ashtu, parashikohet vendosja dhe instalimi i rrjetit elektrik përgjatë gjithë bulevardit me ndriçues të llojeve të ndryshëm. Në zona të ndryshme të këtij të fundit do të përdoren edhe stola të njëjtë me ato që janë vendosur në Sheshin “Skënderbej.” Ndërkohë, projekti parashikon edhe rregullimin e të gjitha fasadave përgjatë bulevardit si dhe krijimin e katër shesheve të reja si dhe një shatërvan. Ndërsa, është propozuar edhe krijimi i një hapësire të posaçme edhe për biçikletat. Më herët, kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se ky bulevard do të kthehet në një rrugë shopping-u, e ngjashme me Pazarin e Ri. Kujtojmë se në këtë bulevard 2 vite më parë janë bërë ndërhyrje, në mesin e tij përmes shtrimit të korsisë së biçikletave, por ky investim tashmë po rezulton pa leverdi, pasi paratë e taksapaguesve të Tiranës duhet të hidhen edhe njëherë nga e para për ambicien e kryetarit të Bashkisë. Por ky nuk është projekti i vetëm në planet e bashkisë, që vjel kaq shumë pará. Një tjetër projekt për rehabilitimin e fasadës së një pallati në kryqëzimin e rrugës së Dibrës me Unazën e Vogël, do të kushtojnë plot 32 milionë lekë. “Ky objekt ndodhet në kryqëzimin e Unazës së Vogël me rrugën e Dibrës në qendër të Tiranës dhe ka si qëllim harmonizimin e tij me mjedisin përreth. Fasada e këtij objekti është e amortizuar dhe në pjesë të veçanta e dëmtuar. Projekti parashikon unifikimin e fasadës me ndërhyrje në riparimin dhe lyerjeve e fasadës. Kjo ndërhyrje do të kryhet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese të objektit”, shkruhet në përshkrimin e investimit. Pra, vetëm boja e pallatit do të kushtojë 32 milionë lekë. Kujtojmë se vetëm 3 javë më parë një tender për fasadat dhe rregullimin e hapësirave të vogla në kryeqytet,  kushtoi plot 52 milionë lekë. Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin në fund të dhjetorit, ndërsa shpalli në mes të shkurtit fituesin. Bëhet fjalë për kompaninë Aurora Konstruktion, e cila ka fituar garën përballë dy operatorëve të tjerë, të cilët janë skualifikuar për shkak të mosplotësimit të disa kritereve teknike, ndërsa shpallja e fituesit shënjohet me redflag (flamur të kuq). Skualifikimi nga gara i  konkurrentëve, në praktikën e prokurimeve konsiderohet një ngjarje ose rrethanë që  tregon një shqetësim apo ekspozim mbi rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion. Më tej, bashkia synon të investojë edhe për rikonceptimin e parkut Rinia (parqe, shkallare, sheshe pushimi etj) dhe për rikonceptimin e kopshtit zoologjik pranë liqenit artificial në një sipërfaqe 5 hektarë. Shpenzimi për të dy projektet së bashku do të jetë mbi 900 milionë lekë (8.2 milionë dollarë). Në kopshtin zoologjik, bashkia do të investojë 750 milionë lekë dhe ndërhyrja konsiston në rikonceptimin e tij, për ta bërë sa më atraktiv për të gjitha grupmoshat. “Punimet që parashikohet të kryhen janë ndërhyrje rehabilituese në godinat ku janë të vendosura kafshët për t’i kthyer në ambiente të përshtatshme sipas normave dhe standardeve që kërkon një kopsht zoologjik, ndërhyrje për pastrimin e mini-liqeneve dhe rikompozim i tyre, punime në sipërfaqet e gjelbra duke i kompletuar me të gjithë elementet e nevojshëm të mobilimit urban, si stola, kosha; punime për rrjetin e ndriçimit, etj”, shkruhet në relacion.

Shpenzimet

Për vitin 2019, Bashkia e Tiranës planifikon të shpenzojë 18.3 miliardë lekë, ku peshën më të madhe e zënë shpenzimet operative dhe ato te personelit me 62 për qind. Sipas projektbuxhetit 2019-2021, shpenzimet e përgjithshme të Bashkisë për periudhën 3-vjeçare, për të gjitha funksionet parashikohen respektivisht në masën 18,3 miliardë lekë, 17,2 miliardë lekë dhe 16,4 miliardë lekë, me rënie nga viti në vit.  Në parashikimet e tre viteve buxhetore është përfshirë edhe fondi që planifikohet të mbartet nga vitet paraardhëse. Konkretisht,  sa i përket vitit 2019,  shpenzimet kapitale apo ato që shkojnë për investime, zënë rreth 7 miliardë lekë. Ndërsa pjesa tjetër prej 11.3 miliardë lekësh do të shkojë për pagat e personelit dhe shpenzimet e tjera operative. Raporti mes shpenzimeve korente dhe atyre kapitale është respektivisht 62% me 38% për vitin e ardhshëm, ndërsa në periudhë afatmesme parashikohet një rritje e lehtë investimesh në vitin 2020 me 7.1 miliardë lekë dhe më pas rënie në vitin 2021, në 5.9 miliardë lekë.

Habia me OST, 100 mln euro për një procedurë

Drejtori i shkarkuar i Operatorit të  Sistemit të Transmetimit të Energjisë, Klodian Gradeci ka bërë një kërkesë absurde që bie ndesh me të gjitha rregulloret dhe ligjet për prokurimet publike apo koncesionet në vend. Përmes një shkrese drejtuar Ministrisë së Financave, asaj të Energjisë dhe Entit Rregullator të Energjisë, OST-ja ka kërkuar “dritën jeshile” për të kontraktuar një kompani private, e cila do të bëjë ndërhyrjet në të gjithë rrjetin vendas të transmetimit me paratë e veta, e më pas do të shlyhet për 15 vite. Aprovimi i kësaj shkresë ka vlerën e 100 milionë eurove, ndërsa në të procedura konsiderohet e veçantë, për realizimin e një investimi me kredi të garantuar nga kompania private që do të kontraktohet. Procesi ka nisur zyrtarisht në datën 28 dhjetor të vitit të kaluar, nga drejtori i OST-së, Klodian Gradeci, i shkarkuar pas skandalit me kompaninë “DH Albania”, e cila fitoi nga ky institucion një tender me vlerë 11 milionë euro për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderët më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë vitit të kaluar.  Por, për procedurën në fjalë e cila kushton 10-fish më tepër,  OST-ja thotë se ky nuk është as tender, e as koncesion. “Procedura, e cila kërkohet të ndiqet nuk është PPP, por do të realizohet nëpërmjet marrjes së një huaje tregtare (pa garanci sovrane) nga të tretë, hua e cila do të sigurohet nga kompania, e cila do të fitojë edhe realizimin e këtij investimi”, thuhet në shkresën e OST-së. Pra, privati do të marrë 100 milionë euro hua në bankë me interesa tregtare, do të bëjë po vetë punimet, e në fund shteti shqiptar do të shlyejë faturën. Por çfarë qëndron pas projektit? Mësohet se bëhet fjalë për një kompani kineze, e cila vjet ka pasur kontakte të vazhdueshme me OST-në, e madje edhe me Ministrinë e Energjisë. Madje është kjo kompani që ka bërë studimin e rrjetit, duke përcaktuar pikat se ku duhet ndërhyrë dhe faturën e investimeve. Aktualisht, projekti është në Ministrinë e Energjisë dhe asaj të Financave, por deri më tani nuk ka marrë ende aprovimin. Mbetet e paqartë nëse Ministria e Energjisë do të vazhdojë me procedurën kontroverse, e cila ngjan me një koncesion të ri, këtë herë 100 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Projektligji për mjetet e lundrimit/ Leje online, procedura të reja për monitorimin dhe gjoba

Projektligji për mjetet e lundrimit/ Leje online, procedura të reja për monitorimin dhe gjoba

Publikuar më 03.07.2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur konsult...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur konsultimin për ndryshimet në ligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese me motor mbi 30 kw ose 40.8 kf, me tonazh nën 150 GT. Me ligjin që ekziston, pronarët duhet të marrin leje nga policia kufitare me shkrim, ndërsa me ndryshimet e ligjit do të merret leje në mënyrë […]

Lexo më shumë

Pastrim parash nga zyrat e këmbit valutor, 7 agjencive u hiqet licenca dhe 4 e mbyllën vetë aktivitetin

Pastrim parash nga zyrat e këmbit valutor, 7 agjencive u hiqet licenca dhe 4 e mbyllën vetë aktivitetin

Publikuar më 03.07.2020
Në raportin vjetor të Mbikëqyrjes për vitin 2019, Banka ...

Në raportin vjetor të Mbikëqyrjes për vitin 2019, Banka e Shqipërisë pohon se tregu i këmbimeve ka qenë dinamik dhe me një kontroll të thelluar në 97 agjenci, 31 prej tyre kanë rezultuar problematike në drejtim të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për këtë arsye, për 31 prej tyre u morën masa për mangësitë e […]

Lexo më shumë

“Është dyfishuar çmimi i biletës”, Shoqata e Transportit Publik: Disa operatorë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

“Është dyfishuar çmimi i biletës”, Shoqata e Transportit Publik: Disa operatorë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Publikuar më 02.07.2020
Situata e vështirë për qytetarët vijon, përplasje mes S...

Situata e vështirë për qytetarët vijon, përplasje mes Shoqatës dhe Operatorëve, dyfishim çmimesh. Unioni bën thirrje autoriteteve për kontrolle dhe deklaron pamundësinë për të operuar në shërbim në këto kushte.   Briselda Hoxha Përtej vendimeve të marra nga qeveria për rifillimin e transportit, Shoqata e Transportit Publik ka kundërshtuar të rifillojë punën pa u plotësuar […]

Lexo më shumë

Ndryshon procedura për shpërndarjen e pensioneve, si duhet të veprojnë të moshuarit për të përfituar

Ndryshon procedura për shpërndarjen e pensioneve, si duhet të veprojnë të moshuarit për të përfituar

Publikuar më 02.07.2020
Drejtori i Departamentit të Zhvillimit pranë Postës Shqip...

Drejtori i Departamentit të Zhvillimit pranë Postës Shqiptare, Vangjush Andoni, gjatë një deklarate ditën e djeshme, njoftoi se posta do të vazhdojë të dërgojë pensionet në banesat e përfituesve, por me disa ndryshime në procedura. Fjala ishte se do të kishte tarifë për këtë shërbim. Andoni njoftoi të gjithë që të aplikojnë për të përfituar […]

Lexo më shumë

“Pusho shqip”, zyrtarizohet sezoni turistik i përbashkët Shqipëri-Kosovë

“Pusho shqip”, zyrtarizohet sezoni turistik i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Publikuar më 02.07.2020
Një moto e pazakontë është përzgjedhur nga sezoni turis...

Një moto e pazakontë është përzgjedhur nga sezoni turistik në Shqipëri, ku pandemia ka detyruar turizmin patriotik. “Pusho shqip”, do të jetë motoja që do të përfaqësojë pushimet e verës në Shqipëri dhe ato të dimrit në Kosovë. Ky rekomandim u bë në plazhin e Shëngjinit këtë të mërkurë, ku u zyrtarizua sezoni i përbashkët […]

Lexo më shumë

Polakët “rikthehen” në Shqipëri, agjencitë turistike nisin ofertat për paketa pas 15 korrikut

Polakët “rikthehen” në Shqipëri, agjencitë turistike nisin ofertat për paketa pas 15 korrikut

Publikuar më 02.07.2020
Agjencitë polake kanë rinisur shitjen e paketave turistike...

Agjencitë polake kanë rinisur shitjen e paketave turistike që përfshijnë bregdetin shqiptar duke lajmëruar se pas 15 korrikut do të ketë fluturime dhe udhëtime me autobus. Nga një vështrim i faqeve polake që kryesisht kanë sjellë turistë në vendin tonë vitet e shkuara ka nisur promovimi i destinacioneve të tilla si Ksamili dhe Durrësi me […]

Lexo më shumë

Kosto e koncesionit Milot-Fier është 420 mln euro më shumë se në studimin e fisibilitetit të autostradës Adriatiko -Joniane

Kosto e koncesionit Milot-Fier është 420 mln euro më shumë se në studimin e fisibilitetit të autostradës Adriatiko -Joniane

Publikuar më 02.07.2020
Qeveria e Shqipërisë shpalli dhënien me koncesion kundrej...

Qeveria e Shqipërisë shpalli dhënien me koncesion kundrejt pagesës të aksit të qendrës, Milot-Kashar -Fier (Lekaj) pjesë e autostradës Adriatiko- Joniane, me një vlerë totale të investimit prej rreth 1.2 miliardë euro për 53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese. Investimi sipas deklarimeve paraprake do të bëhet nga koncesionari, por fatura do të […]

Lexo më shumë

Rrisqet për ekonominë shqiptare/ FMN kritika qeverisë

Rrisqet për ekonominë shqiptare/ FMN kritika qeverisë

Publikuar më 01.07.2020
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se për shkak të paso...

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se për shkak të pasojave të tërmetit dhe pandemisë së koronavirusit ekonomia do të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 . Pas një vëzhgimi 5-ditor të bërë në vendin tonë, FMN ka arritur në përfundimin se pasi të normalizohen efektet e këtyre goditjeve, do të duhet konsolidimi fiksal i bazuar në të […]

Lexo më shumë