Buton paniku dhe GPS për “të vëzhguar” të sëmurët në ambulanca

Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ka shpallur tender me vlerë 7.85 milionë lekë, për një shërbim të rëndësishëm, që do të rrisë vigjilencën dhe efikasitetin për qytetarët që thërrasin ambulancën. Kështu, sipas tenderit në fjalë, autoambulancat e të gjitha rretheve do të jenë në monitorim për çdo rrugë që do të kryejnë, falë sistemit audio dhe sistemit GPS që do të instalohet.

Sipas dokumenteve të tenderit, sistemi që do  të vendoset do të ofrojë komunikim audio të Ambulancave me sallën operative të Urgjencës. “Në rastet që do të ketë emergjenca, me anë të butonit të panikut personeli i ambulancës do të komunikojë me sallën operative në kohë reale” shkruhet në dokument.

Por, nga ana tjetër, audio nuk do  të jetë i vetmi shërbim që sistemi i lidhur me pajisjen GPS do të ofrojë.

“Sistemi duhet të ofrojë shërbimin e fotografive në kohë reale të mjeteve motorike me një kamera të instaluar në mjet dhe të ketë të integruar një memorie të brendshme SD CARD për rastet kur nuk mundet të transmetohet pamja. Të ketë mundësi fotografimi në rastet e alarmeve, të ndezjes dhe fikjes së mjetit, në rastet kur ka emergjenca dhe të bëjë fotografi  periodike nga një kohë që e përcakton administratori i sistemit” shkruhet në tender.

Këto shërbime do të mundësohen në një kontratë një vjeçare, me kompaninë që do të fitojë garën. Ndërkohë, ndër pikat që do të ndryshojnë funksionimin e tanishëm të ambulancave është informacioni mbi historikun e lëvizjeve të ambulancave, njoftimin me mesazh në raste alarmesh, raportim mbi çdo veprimtari, alarm për mosprezencë, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet