×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tenderët, 130 ankesa për dy muaj, nuk marrin  përgjigje 

Tenderët vijojnë të jepen në formë abuzive. Në  dy muajt e parë të vitit ankesa për shërbime dhe ndërtim rrugësh  dhe blerje pajisesh. Komisioni i Prokurimeve jep vlerësim vetëm për 1/4 e ankesave

Neritan Gjergo

Vetëm për periudhën janar-shkurt, në adresë të Komisionit të Prokurimeve Publike kanë mbërritur 128 ankesa, nga të cilat Komisioni ka dhënë vendim për më pak se 1/4 e tyre. Në fakt, ky është një problem i mbartur në vite, për të cilin KPP ka ngritur edhe shqetësimin për numrin e lartë të ankesave në raport me stafin që i trajton ato, por numri në rritje për vendimmarrje të gabuara në tender (të paktën sipas ankuesve që nuk fitojnë garën) është një fenomen shqetësues, që nënkupton gjurmë të mëdha abuzimi në procedurat konkurruese. Pjesa dërrmuese e ankesave, janë prokurime që lidhin me shërbimin e rojeve private, por nuk mungojnë as ankesat për tenderë në infrastrukturë.

Shifrat

Edhe pse raporti vjetor i vitit 2018 ende nuk është dërguar në parlament nga komisioni i Prokurimit Publik, precedenti i ankesave ka qenë i lartë, ku listohen 1200 të tilla, dhe vlen të theksohet se për to Komisioni ka dhënë përgjigje për 99.9 për qind të tyre. Por, edhe pse shtimi i stafit në KPP ka shërbyer për të përshpejtuar shqyrtimet e ankesave të subjekteve, numri në rritje i ankimeve, krahasuar edhe me vitet paraardhëse është një problem serioz që cenon integritetin e komisioneve që vlerësojnë dhe shpallin fituesit në garat që zhvillohen, si për prokurimet me vlerë të vogël, ashtu edhe për ato që kapin vlera miliona apo miliarda leke. Në vitin 2017, ankesat ishin ekzaktësisht 1099, nga të cilat 4 për procedurat konkurruese koncesione/PPP, 7 ankesa për procedura e ankandit publik dhe 5 ankesa për procedurat konkurruese leje minerare. Përveç 1099 ankesave të regjistruara gjatë vitit 2017, u mbartën edhe 19 ankesa të depozituara në vitin 2016.

Gjatë vitit 2017 është vënë re një ulje e numrit të ankimeve administrative të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik, krahasuar kjo me vitin paraardhës në raportim. Konkretisht, në vitin 2016 pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë dorëzuar 1393 ankesa. Gjatë vitit 2017 Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur mospranimin e 56 ankesave për shkak se janë dorëzuar jashtë afateve pranë KPP-së dhe/ose pranë autoriteteve kontraktore. Edhe gjatë vitit 2017 është konstatuar se numrin më të madh të ankesave e zënë ankesat në lidhje me procedurat e prokurimit për ofrimin e shërbimit privat të sigurisë fizike dhe shoqërim të vlerave monetare me 519 ankesa nga 1039 në total ose 50 % duke shënuar një rënie të vogël krahasuar me 60.5 % që ka qenë pesha e këtyre ankesave në vitin 2016. Gjatë vitit 2017 është përmirësuar ndjeshëm treguesi i lidhur me shpejtësinë e shqyrtimit të ankesave nga KPP, me 45.3 % të ankesave shqyrtuar brenda afatit, krahasuar me 28 % për vitin 2016. Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni shtetëror që merret me ankesat që kanë kompanitë private kundrejt vendimeve për tenderët apo koncesionet. Në 2017 Komisioni i Prokurimit Publik kaloi nga varësia e kryeministrisë në atë të Kuvendit, i cili zgjedh edhe anëtarët.

Shqyrtimi

Kur nga shqyrtimi në themel i ankesës para lidhjes së kontratës, KPP gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor ka shkelur ndonjë nga dispozitat e ligjit “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ka të drejtë të disponojë duke vendosur: a) të nxjerrë një interpretim për rregullat ose parimet ligjore, që duhet të zbatohen për objektin e ankesës; b) të anulojë, plotësisht ose pjesërisht, një veprim ose vendim të autoritetit kontraktor, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Kjo përfshin edhe të drejtën për të hequr të gjitha ato specifikime teknike ose llojet e tjera të specifikimeve që bien ndesh me ligjin “Për prokurimin publik” c) të udhëzojë autoritetin kontraktor të korrigjojë shkeljet dhe më pas të vazhdojë me procedurën e prokurimit të kontratës; ç) të urdhërojë anulimin e procedurave për shpalljen e kontratës fituese. Pas lidhjes së kontratës, kur Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor është në kundërshtim me ndonjë nga dispozitat e ligjit “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ka të drejtë: a) të nxjerrë një interpretim në lidhje me rregullat ose parimet ligjore që duhet të zbatohen për objektin e ankesës; b) të marrë një vendim deklarativ, në bazë të të cilit pushteti gjyqësor mund të dëmshpërblejë ankuesin, që ka pësuar humbje ose dëme, si rezultat i shkeljes së ligjit.

Stafi

Në mbledhjen e fundit, teksa prezantoi raportin vjetor të vitin të kaluar, kryetarja e KPP-së, Evis Shurdha kërkoi shtim të stafit në institucionin që drejton, por edhe me miratimin e strukturës së re organizative. Në faqen zyrtare të KPP-së, duket se vendimmarrja për ankesat ka ecur me hapin e breshkës. Madje, në rekomandimet që u dhanë për institucionin, në krye të tyre ishte pikërisht kërkesa për të shqyrtuar ankesat brenda afateve ligjore. Në ankesat e depozituara gjatë vitit të kaluar, vihet re se një numër i madh i tyre i takojnë sigurisë publike, por nuk mungojnë as ato që operatorët kanë depozituar në drejtim të mirëmbajtjes së rrugëve apo edhe shërbime publike e blerje materialesh.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Zëri i Amerikës: Koncesioni i laboratorëve të analizave nën hetim për korrupsion

Zëri i Amerikës: Koncesioni i laboratorëve të analizave nën hetim për korrupsion

Publikuar më 02.07.2022
Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat për shë...

Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat për shërbimin e laboratorëve mjekësorë po hetohet për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, SPAK pas vlerësimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit se Ministria e Shëndetësisë e ka dhënë atë në kundërshtim me ligjin. Zbatimi i kontratës ka sjellë gjithashtu pasojat e para për pacientët dhe sistemin shëndetësor. […]

Lexo më shumë

Popullsia rurale bie me 4% për 4 vite

Popullsia rurale bie me 4% për 4 vite

Publikuar më 18.04.2022
Tranzicioni demografik në vend është shndërruar në një probl...

Tranzicioni demografik në vend është shndërruar në një problematikë për forcën e punës në të gjithë sektorët e ekonomisë në vend, por bujqësia mbetet më e rrezikuara, pasi popullsia në zonat rurale është duke u tkurrur me ritme më të shpejta se popullsia totale për shkak të emigracionit të lartë dhe migrimit të brendshëm. Ministria […]

Lexo më shumë

Shtrenjtimi i mallrave, më i larti në një dekadë

Shtrenjtimi i mallrave, më i larti në një dekadë

Publikuar më 10.04.2022
Çmimet e produkteve që janë bërë objekt i bordit të transpar...

Çmimet e produkteve që janë bërë objekt i bordit të transparencës po shënojnë rritje të ndjeshme, që e ka origjinën shumë më herët se shpërthimi i luftës në Ukrainë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni i grupit “Bukë dhe drithëra” në muajin shkurt arriti nivelin 6.6%. Kjo rritje çmimesh është më e larta e […]

Lexo më shumë

Gazsjellësi TAP kalon në tokën shqiptare por vendi ynë nuk përfiton asgjë, zbulohet plani i presidentit azerbajxhanas për Shqipërinë dhe Ballkanin

Gazsjellësi TAP kalon në tokën shqiptare por vendi ynë nuk përfiton asgjë, zbulohet plani i presidentit azerbajxhanas për Shqipërinë dhe Ballkanin

Publikuar më 07.02.2022
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se tregjet evro...

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se tregjet evropiane të energjisë do të shohin më shumë gaz që rrjedh nga Azerbajxhani në Korridorin Jugor të Gazit në vitin 2022 duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e tregut që mund të çojë në një krizë të paqëndrueshme energjetike. Vërejtjet e presidentit Aliyev erdhën në takimin e 8-të ministror […]

Lexo më shumë

Një thes me para, për thuajse asgjë: Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

Një thes me para, për thuajse asgjë: Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

Publikuar më 19.01.2022
Edhe pse qeveria investoi 24 mln euro me Partneritet-Publik-...

Edhe pse qeveria investoi 24 mln euro me Partneritet-Publik-Privat për ndërtimin e një inceneratori për përpunimin e mbetjeve në Elbasan, ky qark pati nder sasitë më të larta të mbetjeve të pamenaxhuara në vitin 2020. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se, prefektura e Elbasanit gjeneroi mbi 92 mijë tonë mbetje gjatë vitit 2020, teksa […]

Lexo më shumë

Media pranë Brukselit: Qeveria shqiptare vazhdon të japë koncesione për kompanitë e implikuara në krimin financiar

Media pranë Brukselit: Qeveria shqiptare vazhdon të japë koncesione për kompanitë e implikuara në krimin financiar

Publikuar më 04.01.2022
Pavarësisht se pronarët e kompanive që u janë dhënë koncesio...

Pavarësisht se pronarët e kompanive që u janë dhënë koncesionet e diskutueshme të inceneratorëve të mbetjeve që kërkohen për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, qeveria ka konfirmuar se do të vazhdojë t’i paguajë ato. Skandali i inceneratorëve bëri që një kompani pa përvojë paraprake të fitonte oferta të pakërkuara për të ndërtuar dhe operuar inceneratorë […]

Lexo më shumë

Paketa e re fiskale hyn në fuqi, cilat janë ndryshimet e parashikuara në taksa e tatime

Paketa e re fiskale hyn në fuqi, cilat janë ndryshimet e parashikuara në taksa e tatime

Publikuar më 01.01.2022
Me ndërrimin e viteve ka hyrë në fuqi edhe paketa fiskale 20...

Me ndërrimin e viteve ka hyrë në fuqi edhe paketa fiskale 2022. Me këtë paketë parashikohen disa ndryshime në taksa dhe tatime. Kështu, duke nisur nga korriku pagat dysheme që nuk do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Kurse kufiri për taksimin e pagave […]

Lexo më shumë

Përdorin vetëm fjalët, ata lëvizin me avionë privat dhe helikopterë/ Forumi i më të pasurve të botës pezullohet për muajin janar 2022, do të mbahet virtualisht

Përdorin vetëm fjalët, ata lëvizin me avionë privat dhe helikopterë/ Forumi i më të pasurve të botës pezullohet për muajin janar 2022, do të mbahet virtualisht

Publikuar më 20.12.2021
Forumi Ekonomik Botëror në Davos do të bëhet virtualisht për...

Forumi Ekonomik Botëror në Davos do të bëhet virtualisht për të dytin vit radhazi, mes rritjes së rasteve të COVID-19 në Evropë dhe frikës për variantin Omicron, njoftuan organizatorët të hënën. “Kushtet aktuale të pandemisë e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë mbajtjen e një takimi global personal”, tha WEF në një njoftim. Në vend të kësaj, […]

Lexo më shumë