Temperaturat zbresin në -9 gradë, vjen i ftohti

Jemi në sezonin e dimrit dhe temperaturat janë në rënie, por ditët e ngrohta të dhjetorit duket se do ju lënë vendin temperaturave nën zero. Reshjet e shiut do jenë të pakta por të ftohtit do të mbizotërojë në gjithë vendin.
Sipas Accuweather, ndonëse reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, e marta premton mot me diell, por temperaturat që ishin në vlerat e tyre minimale në zonat qendrore pritet të shkojnë deri në minus katër gradë celcius.
Ulja do të nisë që nga dita e nesërme, ku parashikohet një vlerë minimale deri në minus një gradë, për të kulmuar të martën, të mërkurën dhe të enjten në minus katër gradë celcius.
Ne veri te vendit dhe zonën juglindore të Korçës, temperaturat do të shkojnë deri në minus 9 gradë.

Të tjera

Abissnet