Temperaturat bien nën zero! Ja si parashikohet moti nesër në Shqipëri

Vendi ynë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat Veriore dhe Qendrore, por nën ndikimin e reshjeve do të jetë Jugu i territorit gjatë pasdites.

Pasditja dhe orët e natës do të përmirësojnë gradualisht kushtet e motit në këto zona.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -3 gradë C deri në 16 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë ne tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet