Televizioni grek zbulon pamjet, ja si iu bë atentat shqiptarit në Athinë (VIDEO)

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Televizioni grek “Alpha” ka publikuar pamjet e atentatit që iu bë tre ditë më parë një 32-vjeçari shqiptar dhe shokut të tij grek.

Në sekuencat e shfaqura nga televizioni grek shfaqet makina “Peugeot” ngjyrë e zezë që shqiptari dhe mikut të tij grek kishin marrë me qira, si dhe më pas dy persona që vraponin.

Vetëm pak sekonda pasi kalon makina, dy burra vrapojnë në drejtim të automjetit. Autoritetet greke dyshojnë se ata kanë qenë dy prej katër autorëve që qëlluan me armë. Njëri prej tyre ishte i veshur me xhinse e xhup të zi dhe vraponte në rrugë. Kurse tjetri ishte me pantallona sportive të zeza, xhup dhe kokore. 

Shqiptari u qëllua me plumb në kofshë, kurse greku 29-vjeçar është dëmtuar në zonën e barkut. Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.