Televizioni francez rrëfen historinë e mbretëreshës së shqiptarëve (VIDEO)

Një dokumentar me temë “Fati romanesk i mbretëreshës së shqiptarëve” u transmetua dje në orën 22: 55 nga televizioni ARTE.

Në dokumentarin “Historia rozë e Tiranës” e përgatitur nga ish-ministri i Kulturës në qeverinë e Nikola Sarkozisë, Frederic Miterand, një kohësisht djali i ish-Presindetit të Francës Fransua Miterand, paraqet përmes historisë së konteshës hungareze Geralndin ed’Apponyi, të martuar me mbretin e shqiptarëve Zog I edhe një pjesë të shkurtër të historisë së Shqipërisë në vitet ’30-’39.

Më 27 prill të vitit 1938, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në ambientet e Pallatit Mbretëror në Tiranë, Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu vuri kurorën martesore me princeshën Geraldina Apony, e cila rridhte nga një familje ariostokrate. Kontesha e re hungareze ishte vetëm njëzetepesë vjeçare. E dëgjuar në vendin e lindjes, ku si nderim për bukurinë e saj, e mbiquanin “Trëndafili i bardhë i Budapestit”, akoma pak e njohur nga pjesa tjetër e botës, ajo është projektuar në plan të parë kur është bërë, më 27 prill 1938, mbretëreshë e shqiptarëve.

Të tjera

Abissnet