Telefoni përhap koronavirusin, shkencëtarët tregojnë çfarë duhet të bëni

Gjithmonë e më tepër diskutojmë për pastrimin e ambienteve, objekteve të ndryshme si mënyra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Telefoni është një nga objektet, i cili mban baktere për shkak të përdorimit të tij të shpeshtë.

Për t’u mbrojtur ndaj koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera, shkencëtarët iu kanë rekomanduar qytetarëve që të pastrojnë telefonat e tyre dy herë në ditë; një herë në drekë dhe përsëri para darkës. Ja disa mënyra:

Acidi hipoklorik

Njerëzit që synojnë të parandalojnë përhapjen e koronavirusit Covid-19 po përdorin një zbardhues të holluar të njohur si acid hipoklorik.

Ky acid shitet si dezinfektues, produkte të ngjashme u përdorën si agjentë pastrimi gjatë shpërthimit të Ebolës në vitin 2014. Por pastrimi i telefonave nga Covid-19 me këtë produkt nuk është shumë e sigurt.

Pastrimi me alkool

Përhapja e Covid-19 ka çuar në shitje të dezinfektuesve të duarve, disa janë drejtuar tek alkooli për të hequr qafe papastërtitë nga telefonat e tyre.

Në fillim të kësaj jave, Apple u shpreh që mos përdorin zbardhues sepse e prishin telefonin. Më e sigurt është përdorimi i alkoolit për ta pastruar atë.

Google dhe Samsungu kanë rekomanduar të njëjtën gjë. Me një leckë të lagur me alkool mund të largoni koronavirusin nga telefoni juaj.

Por mund të ketë ndonjë rrezik në përdorimin e alkoolit. Përdorimi i shpeshtë i alkoolit mund të kanë potencial në prishjen e veshjes së ekranit, të njohur si shtresa oleofobike, e përdorur nga shumica e telefonave inteligjentë për të minimizuar gjurmët e gishtërinjve.

Apple paralajmëron se pastrimi me “materiale gërryese” mund të heq veshjen dhe gërvisht iPhone-in tuaj.

Leckë pastrimi antimikrobik

Agjensia e SHBA për Mbrojtjen e Mjedisit publikoi një listë këtë javë me më shumë se 300 produkte që konsiderohej të përshtatshme për të luftuar Covid-19, midis të cilave përfshinin produkte antimikrobike.

Leckat e thjeshta dhe të lehta për t’u përdorur si një leckë e pastruar, antimikrobike mund t’i mbajnë bakteret dhe viruset larg telefonave.

Sapun dhe ujë

Mjekët kanë rekomanduar që njerëzit të lajnë duart e tyre. Duke përdorur sapun dhe ujë kur lani duart, ne mund të ndihmojmë për t’i mbajtur mikrobet larg telefonave tanë kur t’i prekim.

Po sikur të mund të përdorim sapun dhe ujë për të pastruar telefonat tanë? Disa shkencëtarë kanë rekomanduar lagështimin e një leckë mikrofibre me sapun dhe ujë për të pastruar telefonat tanë.

Sapuni në thelb heq yndyrat dhe mikrobet dhe çdo gjë nga sipërfaqja e telefonit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet