×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Telefonatat mashtruese të Call Center-it/ Zbulohet skema, banda fuste në kurth pensionistët e vetmuar

Autoritetet e sigurisë në Gjermani të drejtuar nga policia e Trierit së bashku me policinë në Kosovë ia kanë dalë të godasin në një aksion ndërkombëtar një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në loto. Sipas policisë në Ansbach, mashtruesit flisnin një gjermanishte të pastër, por ishin rritur në Kosovë dhe Shqipëri. Procesi gjyqësor kundër këtyre personave me gjasë do të zhvillohet në Kosovë. Qëllimi është konfiskimi i parave të marra dhe zhdëmtimi viktimave, por sipas policisë, kjo nuk është e lehtë.

Deutschland Polizei durchsucht Moschee in Berlin

Aksioni policor u zhvillua në mes të nëntorit, njoftoi policia, sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, të premten (27.11.). Në Kosovë u arrestuan nëntë persona të dyshuar mes tyre edhe “krerë të bandës”, bëri të ditur policia e Trierit, po ashtu u siguruan prova materiale si edhe vlera pasurie. Pjesëtarët e bandës për vite të tëra nga një Call-Center në Kosovë telefononin më së shumti persona të moshuar dhe të vetmuar, shkruan agjencia e lajmeve, afp, duke iu referuar të dhënave të policisë. Ata u premtonin fitore në loto prej disa qindra mijëra eurosh. Por për të siguruar paratë e fituara në gjoja loton, kriminelët kërkonin, sipas policisë, pagesa tarifash si për transportin, siguracione apo kosto për noterin.

Telefona mashtruese për të krijuar mirëbesim

Përmes telefonatave të shumta, mashtruesit krijonin një marrëdhënie besueshmërie me personat e dëmtuar. Për viktimat, sipas policisë, mashtrimi krahas humbjeve materiale sillte shpesh edhe probleme psiqike. Një pensionist madje u gënjye me një gjysmë milioni euro. Policia gjermane bën të ditur se ka pasur “tragjedi njerëzore”, madje edhe persona që duhet të shpallnin tek autoritetet falimentimin privat financiar.

Symbolbild: Frankreich, Dijon: Betrüger lebte als Schlossherr in Frankreich

Si pikëfillesë e hetimeve gjermane shërbeu rasti i një gruaje 71 vjeçare nga Idar-Obershtain dhe një burri 64 vjeçar nga Trieri. Gruaja 71 vjeçare kishte paguar 53.000 euro gjithsej, duke i dhënë në dorë, me transfertë apo në formë të E-Cash-codes, kurse 64 vjeçari humbi një shumë më të vogël katërshifrore. Si këta dy persona ka pasur viktima të mashtrimit në të gjithë Gjermaninë.

Hetimet e policisë vazhduan për një kohë të gjatë, vetëm vitin e kaluar, policia arrestoi tre persona në moshën 21-24 vjeç në momentin e marrjes së parave cash. Ndërsa ditën e arrestimit të të dyshuarve të tjerë ishte planifikuar tërheqja e parave tek personat e gënjyer në Bavari, Austri dhe Zvicër. Me informacionet e përfituara nga këto arrestime, policia arriti të identifikojë organizatorët, të lokalizojë Call-Centerin në Kosovë e në fund ta shkatërrojë bandën, shkruan dpa. Nga pala gjermane ishin aktivizuar në këtë aksion autoritetet e policisë në Drezden, Ansbach, Bavarinë e Poshtme. DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Lavrov jep mesazh në favor të Greqisë: Çdo shtet ka të drejtë të zgjerojë ujërat territoriale deri në 12 milje

Lavrov jep mesazh në favor të Greqisë: Çdo shtet ka të drejtë të zgjerojë ujërat territoriale deri në 12 milje

Publikuar më 18.01.2021
Moska i dërgoi një mesazh të veçantë mbështetje Greqisë përp...

Moska i dërgoi një mesazh të veçantë mbështetje Greqisë përpara se të fillonin kontaktet kërkimore midis Athinës dhe Ankarasë. “Rusia ka marrëdhënie shumë të ngrohta, e të ngushta dhe lidhje shpirtërore me Greqinë dhe Qipron”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë vjetore për shtyp. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS dhe […]

Lexo më shumë

“Jam i sigurt, do të vdes”/ Emigranti bëri telefonatën e fundit, gruaja po priste të linde fëmijën

“Jam i sigurt, do të vdes”/ Emigranti bëri telefonatën e fundit, gruaja po priste të linde fëmijën

Publikuar më 18.01.2021
Natën e Vitit të Ri në klinikën COVID-19 të spitalit “...

Natën e Vitit të Ri në klinikën COVID-19 të spitalit “Sotiria”, në Greqi, zhvillimi i sëmundjes te katër pacientë ishte një problem për stafin në detyrë. Njëri u përmirësua relativisht shpejt dhe dy të tjerët u stabilizuan me ndihmën e një makine të lartë të rrjedhjes së oksigjenit, citon Ekathimerini. Mbeti një grua 80-vjeçare me […]

Lexo më shumë

Eksperti amerikan: Do të doja të shihja në Kosovë një parti si ajo e shqiptarit Dritan Abazoviç

Eksperti amerikan: Do të doja të shihja në Kosovë një parti si ajo e shqiptarit Dritan Abazoviç

Publikuar më 18.01.2021
Eksperti amerikan dhe profesori i universitetit John Hopkins...

Eksperti amerikan dhe profesori i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë se do të dëshironte që në Kosovë të shoh një parti të ngjashme me partinë që drejton Dritan Abazoviç në Mal të Zi. “Unë do të doja të shihja një lëvizje qytetare si kjo, por është e vështirë në një shoqëri thellësisht të […]

Lexo më shumë

Greqi: 19 persona kanë humbur jetën nga virusi, identifikohen 320 raste të reja

Greqi: 19 persona kanë humbur jetën nga virusi, identifikohen 320 raste të reja

Publikuar më 18.01.2021
Greqia njoftoi sot 320 raste të reja të infeksionit të ri me...

Greqia njoftoi sot 320 raste të reja të infeksionit të ri me koronavirus (COVID-19), nga të cilat 15 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. 139 raste u identifikuan në Atikë, nga të cilat 46 në qendër të Athinës – 35 në Selanik – Numri i përgjithshëm i rasteve është 148.925, nga të cilat […]

Lexo më shumë

Mitsotakis u lut për një pasaportë vaskinimi, Franca del kundër: Kjo metodë nuk funksionon, ja pse

Mitsotakis u lut për një pasaportë vaskinimi, Franca del kundër: Kjo metodë nuk funksionon, ja pse

Publikuar më 18.01.2021
Krijimi i një pasaporte vaksinimi për të udhëtuar në Evropë ...

Krijimi i një pasaporte vaksinimi për të udhëtuar në Evropë është një debat “shumë i parakohshëm”, tha të dielën Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane Clément Beaune, duke shtuar se “kur qasja në vaksinë do të përgjithësohet, do të jetë një çështje tjetër” . Nëse vaksina është “shkencërisht e sigurt, ne nuk e dimë ndikimin […]

Lexo më shumë

Instituti Slloven: Edi Rama dhe Enver Hoxhaj ndaluan njohjet ndërkombëtare të Kosovës, Kurti nuk ka asnjë pengesë për tu bërë kryeministër

Instituti Slloven: Edi Rama dhe Enver Hoxhaj ndaluan njohjet ndërkombëtare të Kosovës, Kurti nuk ka asnjë pengesë për tu bërë kryeministër

Publikuar më 18.01.2021
Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe B...

Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Ljubjanë, Slloveni, rregullisht analizon zhvillimet në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe në botë. IFIMES ka analizuar situatën aktuale politike në Kosovë në kontekstin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 14 shkurt 2021. Po sjellim pjesët më të rëndësishme […]

Lexo më shumë

Kosovë/ Një viktimë dhe 267 raste të reja me COVID-19

Kosovë/ Një viktimë dhe 267 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 18.01.2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se gjatë 24 orëve t...

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima, 74 vjeç, është nga komuna e Ferizajt. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike njofton se janë shënuar edhe 267 raste të reja me COVID-19, pas […]

Lexo më shumë

Kyriakos Mitsotakis bën për herë të dytë vaksinën, flet për certifikatën e vaksinimit e cila ka mbështetjen e BE-së

Kyriakos Mitsotakis bën për herë të dytë vaksinën, flet për certifikatën e vaksinimit e cila ka mbështetjen e BE-së

Publikuar më 18.01.2021
Kyriakos Mitsotakis foli në takim, përmes telekonferencës, t...

Kyriakos Mitsotakis foli në takim, përmes telekonferencës, të Grupit Parlamentar të Demokracisë së Re dhe iu referua përvojës së tij personale nga vaksinimi, pasi më herët sot ai mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech. “Më shumë se 80,000 bashkëqytetarë tanë tashmë janë vaksinuar. Fillon cikli i dytë i atyre që u vaksinuan në fazën […]

Lexo më shumë