TEC-i “Osllomej” në Maqedoni po helmon fshatrat shqiptarë

Termocentrali “Osllomej” është një nga ndotësit më të mëdhenjë në rajonin e Kërçovës. Shumë fshatra shqiptare kanë probleme me ndotjen që shkaktohet nga ky ndotës që me dekada po helmon banorët, dhe po ndikon edhe në tokat pjellore, informon INA. Lidhur me praninë e tij dhe tumnajën që vazhdimisht e lëshon pa asnjë kontroll institucional kanë reaguar banorë dhe shoqata joqeveritare, por asnjëherë nuk është dëgjuar zëri i tyre. Komuna e Kërçovës disa herë ka pasur mosmarrëveshje me këtë ndotës, por gjithçka kishte të bënte me disa punësime të realizuara, për të punësuar punëtor shqiptarë, pasi që si kombinat ai ishte i mbyllur për punëtorë shqiptarë dhe ishte hapur ekskluzivisht për të punësuar maqedonasit e këtyre zonave, që ishin ardhacak.

Reagimin e tij për ndotjen që po shkakton e ka bërë edhe veprimtari Gafurr Adili, i cili shqetësimin e tij e ka shprehur përmes facebook, duke shkruar se 15 fshatra po ndoten dhe po helmohen banorët e tyre shqiptarë. “Eshte ndertuar ne vitet 70-te dhe, edhe pse eshte i ndertuar ne kete zone me mbi 15 fshatra shqiptare, fshatra qe i ka helmuar e po i helmon (per me shume se 4 dekada) me tymin qe e nxjerr (siç po shifet edhe ne kete foto), nga dy mije (2.000) sa jane te punesuar ne kete TEC, vetem 200 te punesuar jane shqiptare.”, ka shkruar Adili. (INA)

 

 

Të tjera

Abissnet