Teatri/ Ndrenika: Më shqetëson Partneriteti Publik-Privat, është dyndje e xhunglës urbane

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”, u shpreh sot gjatë prezantimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, të cilit iu ndërpre fjala nga kryeministri Rama.

“Më shqetëson Partneriteti Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori, që ka qenë një ndër zërat më fuqishëm kundër prishjes së godinës ekzistuese.

Para se të merrte fjalën arkitekti i teatrit të ri Bjorke Ingles, Ndrenika kërkoi të fliste, por Rama ia ktheu shkurt: “Jo jo, prit shiko projektin njëherë”.

Të tjera

Abissnet