×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Teatri Kombëtar, ndër “7 vendndodhjet më të rrezikuara 2020” në Evropë

TK nominohet si objekt kulturor në  rrezik nga Europa Nostra. Paneli i Këshillimit i 7 vendndodhjeve më të rrezikuara do të takohet shpejt në Hagë

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar për “7 vendndodhjet më të rrezikuara 2020” – një fushatë e shoqërisë civile që identifikon monumentet dhe zonat në Europë. Kjo bëhet e ditur me një letër zyrtare që ka marrë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga drejtuesit e organizatës evropiane Europa Nostra. Një delegacion nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i përbëre nga regjisorja Sesilia Plasari, arkitekti Kreshnik Merxhani dhe regjisori Robert Budina, morën pjesë në Samitin e përvitshëm të Europa Nostra për Trashëgiminë Europiane, me qëllimin për të sensibilizuar specialistët e trashëgimisë europiane në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar dhe futur atë në listën e shtatë vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, për këtë vit.

Kjo është mbështetja që mbërrin nga Haga me anë të një letre të nënshkruar nga Guy Clausse, zëvendës Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra dhe Paolo Vitti, anëtar i Këshillit të saj, në lidhje me përpjekjen që po bën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për ta mbrojtur atë si pasuri europiane të Kulturës:

“I nderuar Z. Budina,

Ju shprehim vlerësimin tonë për takimin e tetorit të kaluar në kuadër të Samitit të Trashëgimisë Europiane 2019 të mbajtur në Paris. Me atë rast ju patët mirësinë të na përditësoni në lidhje me veprimet e kryera nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” për të ruajtur dhe shpëtuar monumentin kombëtar nga rrënimi. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në lidhje me tensionet midis atyre që mbështesin dhe promovojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit nga njëra anë dhe organeve të qeverisjes vendore nga ana tjetër. Ushtrimi i forcës policore për të përzënë demonstruesit paqësorë është po aq shqetësues.

Siç mund të kujtoni, në një letër të datës 18 korrik 2018 drejtuar Z. Edi Rama, Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, Presidentit të Shqipërisë si dhe zonjës Romana Vlahutin, Kryetares së Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra, z.Hermann Parzinger, shprehu shqetësimin tonë të sinqertë në lidhje me vendimin alarmant për të shembur Teatrin Kombëtar historik të Shqipërisë në Tiranë, një vend trashëgimie historike me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore në Europë, për ta zëvendësuar me një ndërtim modern. Në perspektivën e zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, të cilat kanë nisur të përbëjnë një kërcënim të hapur për Teatrin Kombëtar, Europa Nostra pohon në mënyrë të ripërsëritur mbështetjen e saj për fushatën tuaj për shpëtimin dhe rigjallërimin e Teatrit nëpërmjet aktiviteteve kulturore nga e gjithë Europa, të cilat japin një mesazh unik për vlerat kulturore të Europës.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është një monument i rëndësishëm dhe unik i arkitekturës europiane, i vendosur në një kontekst urbanistik me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e Tiranës dhe të Shqipërisë. Fshirja e Teatrit Kombëtar nga lista kombëtare e monumenteve të mbrojtura është një veprim që injoron me paramendim rëndësinë e pranuar dhe legjitimuar arkitekturore, historike dhe urbane të ndërtesës, çka dëshmohet nga kërkimet shkencore të kryera në nivelin akademik nga studiues nga Shqipëria dhe jashtë saj. I bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të heqë përfundimisht dorë nga planet për shkatërrimin e këtij simboli të patjetërsueshëm të Tiranës dhe të marrë seriozisht parasysh potencialin e tij të pazëvendësueshëm për pasurimin kulturor dhe shoqëror të Tiranës, çka mishëron plotësisht godina e Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar për “7 vendndodhjet më të rrezikuara 2020” – një fushatë e shoqërisë civile që identifikon monumentet dhe zonat në Europë dhe mobilizon partnerët publikë dhe privatë në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të gjetur një të ardhme të realizueshme dhe të qëndrueshme për këto zona. Programi “7 vendndodhjet më të rrezikuara ” u lançua në janar 2013 nga Europa Nostra dhe Instituti Europian i Investimeve si anëtarë themelues. Paneli i Këshillimit i 7 vendndodhjeve më të rrezikuara do të takohet shpejt në Hagë dhe do të shqyrtojë dhe disktuojë nga afër zonat e nominuara.

Europa Nostra mbetet e hapur dhe e gatshme të vazhdojë dialogun me autoritetet shqiptare në një përpjekje për të arritur një zgjidhje që i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të të gjithë palëve të interesuara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arrestohen hajdutët e veprave antike, flasin arkeologët: Ja nga ku mund të jenë vjedhur

Arrestohen hajdutët e veprave antike, flasin arkeologët: Ja nga ku mund të jenë vjedhur

Publikuar më 07.07.2020
Sot policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Antikat”, ...

Sot policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Antikat”, pas së cilit kanë rënë në pranga 3 persona. Policia ka arrestuar shtetasin A. V., 49 vjeç, banues në Fier, që siguronte veprat e artit dhe dy të tjerë që gjenin klientelën për t’i shitur veprat e artit të vjedhura. Është bërë e ditur se veprat e […]

Lexo më shumë

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Publikuar më 07.07.2020
Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për ...

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një debat të madh mes studiuesve të letërsisë shqipe e jo vetëm. Në një studim prej 37 faqesh, Tare ngre pretendimet se dy figurat më të njohura të kulturës së vendit kanë bashkëpunuar […]

Lexo më shumë

Zbulimi i madh arkeologjik, dalin në dritë varrezat 3500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Zbulimi i madh arkeologjik, dalin në dritë varrezat 3500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Publikuar më 06.07.2020
Gërmimet arkeologjike të bëra së fundmi në Himarë nga disa e...

Gërmimet arkeologjike të bëra së fundmi në Himarë nga disa ekspedita arkeologësh, kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë. Lajmin për daljen në dritë të varrezave tumulare të shekullit XV-XII para erës së re e ka bërë me dije gazetari Aleksandër Çipa. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Çipa theksoi se […]

Lexo më shumë

Pandemia zbraz muzetë, drejtuesit: Na merr frika të krahasojmë shifrat e vizitorëve me vitin e shkuar

Pandemia zbraz muzetë, drejtuesit: Na merr frika të krahasojmë shifrat e vizitorëve me vitin e shkuar

Publikuar më 06.07.2020
Institucionet e kulturës janë goditur më rëndë nga pandemia ...

Institucionet e kulturës janë goditur më rëndë nga pandemia e Covid-19. Pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre janë hapur nga data 18 maj dhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm, numri i vizitorëve është shumë i ulët në krahasim me vitin e shkuar. Lorena Resulaj Institucionet e kulturës ishin ndër të vetmit që […]

Lexo më shumë

“Nuk ishte e lehtë të ishe djali i tij”, rrëfehet i biri i Moikom Zeqos: Kemi marrë kërcënime si familje

“Nuk ishte e lehtë të ishe djali i tij”, rrëfehet i biri i Moikom Zeqos: Kemi marrë kërcënime si familje

Publikuar më 03.07.2020
Djali i akademikut Moikom Zeqo ishte ftuar ditën e sotme në ...

Djali i akademikut Moikom Zeqo ishte ftuar ditën e sotme në emisionin “Historia ime” për të rrëfyer të gjithë jetën e të atit përmes syve të tij. Epidamn Zeqo, djali i vetëm mes dy vajzave, tregoi se ai ka pasur një lidhje shumë të ngushtë, e po aq speciale, me babain e tij të ndjerë. […]

Lexo më shumë

Aktivistët hyjnë brenda rrethimit të ndaluar të Teatrit, bëjnë gjestin simbolik në rrënojat e tij

Aktivistët hyjnë brenda rrethimit të ndaluar të Teatrit, bëjnë gjestin simbolik në rrënojat e tij

Publikuar më 02.07.2020
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë bren...

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë brenda rrethimit të Teatrit Kombëtar, tashmë të shembur. Hyrja brenda rrethimit është e ndaluar, por policia nuk i ka penguar dhe thjesht ka filmuar gjithë veprimet e aktivistëve. Ata kanë mbjellë brenda rrethimit tre pemë ulliri, në shenjë simbolike. Aktivistët kanë shpjeguar se njëra pemë është […]

Lexo më shumë

Protestë për dhunën seksuale përmes artit, Ema Andrea: Një grua që përdhunohet është çdonjëra nga ne

Protestë për dhunën seksuale përmes artit, Ema Andrea: Një grua që përdhunohet është çdonjëra nga ne

Publikuar më 02.07.2020
Një shfaqje teatrale në formë proteste kundër dhunës seksual...

Një shfaqje teatrale në formë proteste kundër dhunës seksuale, bashkon për herë të parë artistët pas kohës së gjatë të izolimit. Regjisorja e shfaqjes, Ema Andrea, tregon për “Shekulli”-n përse zgjodhi të sjell këtë vepër dhe si e shikon shoqërinë shqiptare, që pas çdo abuzimi seksual fajin ja lë viktimës. Lorena Resulaj Dhuna seksuale dhe […]

Lexo më shumë

Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës këtë vit

Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës këtë vit

Publikuar më 01.07.2020
Festivali i Këngës do të mbahet sërish këtë vit, pavarësisht...

Festivali i Këngës do të mbahet sërish këtë vit, pavarësisht se ende nuk dihet se si do të zhvillohet pandemia deri në muajin dhjetor. Sipas një njoftimi, nëndrejtori i këtij festivali, Martin Leka, ka zhvilluar sot një takim për t’u konsultuar me krijuesit, muzikantët dhe tekstshkruesit që kanë lënë gjurmë në të. Sipas njoftimit pritet […]

Lexo më shumë