Teatri Kombëtar monument në rrezik, Robert Budina dhe Kreshnik Merxhani shoqërohen në polici

Teatri Kombëtar është shpallur nga “Europa Nostra” si një nga 7 vendodhjet më të rrezikuara në Evropë. Regjisori Robert Budina dhe arkitekti Kreshnik Merxhani e dhanë lajmin në sheshin para teatrit përmes një deklaratë për mediat, por pak më vonë u shoqëruan në polici nga forcat Shqiponja.

Budina dhe Merxhani u shoqëruan për në drejtorinë e Policisë së Tiranës me pretekstin se janë të ndaluara grumbullimet publike për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Policia shpërndau dhe ata pak persona që ishin mbledhur në shesh, edhe pse të gjithë kishin dalë brenda orarit të lejuar, para orës 13:00.

Pak orë pas shoqërimit regjisori dhe arkitekti u lanë të lirë, por aktivistët dhe artistët për mbrojtjen e teatrit janë të vendosur për të vazhduar më tej luftën për mbrojtjen e këtij monumenti kulture.

Ditën e sotme “Europa Nostra”, zëri evropian i shoqërisë civile të angazhuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe organizata partnere e saj, “Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve”,  e shpallën teatrin si vendodhjen më të rreizkuar të trashëgimisë.

Në deklaratën e “Europa Nostra” thuhet se Teatri Kombëtar është shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane të viteve 1930 dhe si një nga qendrat më të spikatura kulturore në vend përballet me rrezikun e afërt të shembjes. Ndër të tjera thuhet se pavarësisht përpjekjes së artistëve dhe aktivistëtve të shoqërisë civile për ta mbrojtur atë, autoritetet lokale janë të vendosur për ta shkatërruar teatrin dhe për ta zëvendësuar me një ndërtesë tjetër moderne.

“Europa Nostra” ka shprehur që në vitin 2018-të mbështetjen për mbrojtjen e teatrit dhe duke nisur që prej këtij vendimi, do të ndihmojë, nxisë dhe koordinojë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që të investohen në procesin e restaurimit përfundimtar të godinës së Teatrit Kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet