Teatri i ri/ Rama nuk lejon Robert Ndrenikën të flasë: Shiko projektin njëherë!

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, një ndër zërat më të fortë kundër prishjes së godinë së Teatrit Kombëtar kërkoi të merrte fjalën gjatë prezantimit të projektit të teatrit të ri.

Por Ndrenikës nuk iu dha fjala pasi kryeministri Edi Rama i kërkoi si fillim të shohë projektin.

“Jo jo, prit shiko projektin njëherë”, tha Rama para se fjalën ta marrë Ingles. Aktori është ulur duke iu përgjigjur se “po pres të shoh projektin njëherë”.

Rama tha se teatri do të prishet sepse është një “zgafellë pisllëku” dhe teatri i ri do të ndërtohen në partneritet me privatin. Ai shtoi se teatri nuk do të ketë një kullë, por kullat do të jenë përbri tij.

Të tjera

Abissnet