Teatri i ri, Reshat Arbana-Veliajt: Kullat do na duket sikur do na bien në kokë

Aktori i mirënjohur Reshat Arbana, në fjalën e mbajtur para kreut të bashkisë së Tiranë Erion Veliaj i tha se nuk duhet të ndërtohet një teatër me kulla, pasi këto të fundit do të duket sikur do të bien mbi kokën e artistëve.

“Të bëhet një teatër i mirë e t’i lëmë këta njerëz, aktorë, të ushqejnë me emocione popullin se vuajmë në këtë drejtim”, tha Arbana në fjalën e tij.

“Shqiptarët mund të fitojnë çdo luftë por duhet të fitojnë betejat që kanë ndër vete, një konfliktualitet shumë i shëmtuar, nuk na lejohet ne që të grihemi, e ti vëmë epitetet njëri tjetrit. Unë kam 27 vjet që kam ikur nga ai teatër dhe them që teatri duhet të mbetet aty, i lutem bashkisë t’ia lërë teatrit, të bëhet për së mbari, nuk jam dakord që duhen 1 milionë dollarë, nuk është e vërtetë, kolonat e atij Teatri janë dhjetë me dhjetë, e kemi parë si është katandisur, le të mendojnë specialistët, a bëhet teatër i ri komplet, nuk e di, as nuk e di vlerën se sa të shkojë, por lërja territorin e teatrit Tiranës, salla e Shkupit është e mrekullueshme, e kam parë sot e 30 vjet”, tha Reshat Arbana.

“Të bëhet një teatër i mirë e ti lëmë këta njerëz, aktorë, të ushqejnë me emocione popullin se vuajmë në këtë drejtim, të shkojë në teatër ai që ngacmon spektatorin në zemër se vijmë aty dhe themi të ikim sa më parë se nuk po shohim ndonjë gjë të mirë. Nëse do na dëgjoni të gjithë, nuk mbarojmë kurrë, mendojeni më hollë këtë punë, merrni grupet e interesit, diskutoheni me 200 vetë nuk do dilni kurrë në krye, bëni një gjë të bukur se ato kullat do na duket sikur do bien mbi kokën e artistëve dhe godinën e teatrit, restaurimi nuk shkon 1 milionë do më shumë, isha në dhjetor bëra shfaqje aty, se nuk rrihej nga të ftohtët ishte tmerr aty. Mendoni, jo me kaq kallaballëk, nuk do dilni kurrë në krye, merrni ata që merren me këtë punë, regjisorët, arkitektët, skenografët, ndjek skena të turpshme aty, luhet një teatër i keq, nuk është i imi, apo i atyre që janë artistë të vërtetë”, vijoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet