‘Të vrava nënën!’, burri ther me thikë gruan në Greqi dhe më pas i tregon të birit në telefon
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koukaki të Greqisë, ku një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare. Pak pas orës 1:00 të mëngjesit, ai e ka goditur me thikë gruan, në banesën ku banonin në rrugën Matrozou dhe më pas është larguar, shkruajnë mediat greke. 46-vjeçarja është gjetur nga djali i saj 24-vjeçar i cili ka njoftuar policinë.
Mediat kanë publikuar foton e 46-vjeçares greke e cila u vra nga
bashkëshorti me thikë. 55-vjeçari pasi ka goditur me thikë gruan ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: Të vrava nënën. I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë.
24-vjeçari pa nënën e tij të zhytur në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde. Babai i tij ishte larguar me makinë pasi kishte shkaktuar tragjedinë. Autori, sipas informacioneve, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, dje në të gdhirë pas një debati që i kishte shkaktuar plagosjen fatale. Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 1 të natës në banesën në rrugën Matrozou në Koukaki dhe gruaja e vdekur është gjetur nga djali i saj i cili ka njoftuar menjëherë EKAB-in. Sipas informacioneve, bashkëshorti është larguar nga shtëpia pas krimit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e Sigurimit dhe mjekësia, të cilët do të bëjnë këqyrjen e trupit të gruas. 55-vjeçari pas vrasjes së bashkëshortes ka marrë makinën dhe teksa lëvizte në rrugën Athinë-Sunio në lartësinë e plazhit Thymari ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është përplasur me gurët. 55-vjeçari më pas u transportua në spital ku po merr trajtim mjekësor.
Viktima dhe bashkëshorti vrasës
Leave a Reply