×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Silvana Begaj

A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perimeve ku pija kafen e mëngjesit? Vinte çdo ditë nga një fshat i Tiranës dhe sillte perime. Në të ftohtë dhe në diell, ajo nuk lëvizte derisa të shiste çdo gjë. Çdo gjë bio dhe me çmim qesharak. Qeshte shumë rrallë. Shikonte majtas-djathtas se mos vinte ndonjë polic dhe i sekuestronte ‘mallin e krimit’. Më kujtonte “Shitësen e shkrepëseve”, por jo… Krahasim i vakët! Ndoshta prandaj nuk ju kam folur kurrë për shitësen e perimeve përballë kafes! Ishte e vjetër në moshë, me duar të ashpra, të çara, por e dinte se për se kishte ardhur dhe mendonte për të nesërmen dhe ishalla mbante koha.

Zakonisht fitonte me 10 lekësha, por kur blija unëmë jepte gjithmonë më tepër. Sot, vras mendjen ku është sot shitësja e perimeve. Kohë pandemie, punonte në të zezë… Si mbahet, ajo dhe familja e saj? A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e qumështit përballë pallatit tim? Vinte çdo ditë dhe shiste me klientë qumësht fshati me bidona dhe ikte të ushqente familjen. Ajo kishte besim tek blerësit dhe nuk frikësohej shumë se mund të kapej në flagrancë. Ajo ishte më e re, më e shkathët.

Ndoshta prandaj nuk ju kam folur për të! Vras mendjen po ajo ku është sot në këtë kohë krize? A ju kam folur për atë që pastronte shkallën e pallatit tim? Për këtë do flas pak më gjatë se kam ndarë më shumë kohë me të. E ndihmoja me kovat dhe me ujë. I kishte vdekur burri dhe ishte e moshuar. Jetonte me djalin dhe nusen të cilët nuk e pranonin në shtëpi , pasi ia kishin marë shtëpinë, nese nuk shkonte në punë. Unë qaja në heshtje kur e dëgjoja historinë e saj. Ajo kurrë! Më dhimbsej, por nuk e tregoja. Kisha frikë mos e ofendoja. Pasi mbaronte aty ikte dhe ndihmonte një shitës për sistemimin e fruta-perimeve. Vras mendjen, a e mban me djali dhe nusja në shtëpi tani që është kohë pandemie?

Di që e quanin dhe e trajtonin si të çmendur, por unë e konsideroja si një prej njerëzve më të aftë dhe të fortë mendërisht që kam njohur ndonjëherë. Nuk është gjë e vogël të pranosh realitetin e saj. Ajo po! Ndoshta më dhimbsej shumë, prandaj s’ju kam folur kurrë për të. A ju kam folur ndonjëherë për gruan e këpucarit përballë me pallatin tim? Nuk besoj, se shumë pak kohë kisha që e njihja. Pasi burri i saj këpucar vdiq, ajo endej rrugëve me një fëmijë dhe më dukej gjithmonë në një gjendje të mjerueshme. Më dhimbsej shumë dhe kam dashur t’i afrohesha disa herë, por nuk dija se si.

Derisa erdhi tek farmacia e motrës sime për të blerë ilaçe me listë, për fëmijën e saj. Nuk dinte si të mbijetonte pa burrin e saj këpucar. Ishte trup vogël, imcake dhe rrinte si e verdhë. Ndoshta nuk hante mjaftueshëm. Por unë jetoj në lagjen më të pasur të Tiranës. Vras mendjen sa shitëse të perimeve, të qumështit etj., ka në lagjet e tjera? Po në rrethe? Ç’po bëjnë ato sot? Nuk pyes për to, por di që kishin dhe familje për të mbajtur. Vras mendjen shpesh a mund t’i paguajnë dritat… Unë e di që ka shumë njerëz që s’ju kam folur, por ndoshta s’kam pas mundësi t’iu flisja për ta. Të gjithë ata janë njerëz, si unë, si ju, si ata.

Vras mendjen ç’po bëjnë sot me këtë pandemi të tejzgjatur. Ndoshta më mirë që s’kam folur për to sepse edhe po të flisja bota do vazhdonte të ishte po njësoj. Varfëria gjithsesi do ishte po aty duke i bërë sehir skamjes. Nuk prishet bota për raste të tilla, të cilat ne i dimë, por nuk i themi. Një i varfër më shumë nuk prish balancën. Në fakt deri tani nuk fola për ta. Fola për realitetin gënjeshtar që po luhet me jetën e të varfërve. Dhe unë, unë jetoj në lagjen më të pasur të Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë