Vazhdojnë ndryshimet në Prokurorinë e Tiranës, kush ikën dhe vjen

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka vendosur të bëjë të tjera ndryshime në Prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se Talentin Preçi dhe Kaso Biberi janë emëruar si shefa seksionesh. I pari në sektorin e krimeve kundër pronës dhe i dyti në atë të ekzekutimit të vendimeve.

Ndërkohë, kalon tanimë si prokuror i thjeshtë Gjergji Tako, i cili ishte në këtë detyrë.

Detyrat e zv/prokurorëve do të vijojnë të mbahen nga Arben Nela dhe Erion Pano.

Të tjera

Abissnet