Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 1 person

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Tiranë.

Deri më tani mësohet se tek stadiumin “Dinamo” ka pasur të shtëna me armë dhe dyshohet se 1 person ka mbetur i plagosur.

Nga të dhënat e deri tanishme, mësohet se i plagosur ka mbetur një 26-vjeçar, i cili është transportuar në spital pasi është qëlluar në këmbë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes e po punon për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të atentatit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet